Information about AEJAlbania

"AEJ ka sfiduar shtetet anëtare per të lënë mënjanë interesat e ngushta shtetërore për të mbrojtur më mirë jetën dhe të drejtat e gazetarëve."
logo-profil-2
AEJ dhe Këshilli i Evropës
AEJ and the Council of Europe

AEJ and the Council of Europe
AEJ dhe Këshilli i Evropës

AEJ është pjesëmarrse në politikat e Këshillit të Evropës (KE) për çështjet kyçe të lirisë së medias si pjesëmarrëse në Komitetin Drejtues për Media dhe Shoqërinë e Informacionit dhe në platformën për Promovimin dhe Mbrojtjen e Gazetarisë dhe Sigurisë së Gazetarëve. Ajo punon në emër të anëtarëve të saj anembanë Evropës për të mbajtur KE dhe 47 shtetet anëtare të saj të angazhuara për lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes.

Platforma u zhvillua në 2 prill 2015 dhe u prezantua zyrtarisht në publik më 19 maj. Në ato shtatë javë, 47 alarme ishin dorëzuar dhe disa përgjigje ishin dhënë. Deri në fund të vitit, numri i alarmeve ishte rritur në 107, kishin marre 53 përgjigje të qeverisë dhe kishin mbyllur katër rastet e para.

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ), Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ), Neni 19 dhe Reporterët pa Kufij janë katër organizatat e tjera partnere në këtë projekt.

Më gjerësisht, AEJ ka sfiduar shtetet anëtare per të lënë mënjanë interesat e ngushta shtetërore për të mbrojtur më mirë jetën dhe të drejtat e gazetarëve që punojnë për të mbajtur pushtetin e përgjegjësisë. Komiteti i Ministrave i KE pranoi kërcënimin për demokracinë evropiane që rrjedh nga kufizimet në lirinë e shtypit në Deklaratën e saj të 13 janarit 2010 dhe vendimin e 18 janarit 2012.

Gjithashtu në 2009, përfaqësuesi i AEJ Media Freedom William Horsley ka shkruar për herë të parë raportin për lirinë e medias për Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), duke kumtuar vrasjen e 20 gazetarëve në tre vitet e mëparshme dhe një model të përhapur të dhunës dhe abuzimit pushteti shtetëror drejtuar gazetarëve për shkak të punës së tyre.

 

en_USEnglish
sqAlbanian en_USEnglish