Rreth AEJ Albania

The Association of European Journalist
Shoqata e Gazetarëve Evropianë

Shoqata Ndërkombëtare e Gazetarëve Evropianë është një organizatë jo qeveritare që funksionon nën ligjin shqiptar. Ajo është themelues me vendim gjykate në muajin Shkurt 2019, dhe është pjesë e rrjetit Europiane të shoqatave të Gazetarëve Europian me qëndër në Bruksel.
Qëllimi dhe misioni i përgjithshëm i shoqatës është të promovojë gazetarinë kritike, dhe procesin e integrimit evropian, për të mbrojtur lirinë e medias në Shqiëri dhe të promovojë gazetarinë ndërkufitare.

AEJ seksioni shqiptar, bën bashkë gazetarë profesionistë, më së shumti korrespondentët që raportojnë për Bashkimin Evropian dhe institucionet e tij në përditshmëri.

Anëtarët e AEJ

Anëtarët tanë kanë një interes të përgjithshëm në Evropë dhe përfshijnë gjithashtu kontribuesit e profesioneve të lira në televizion dhe radio, kombëtare, rajonale dhe specialistët e gazetave, periodikëve, ëebsiteve, blogeve dhe mediave të reja, gjithashtu edhe studentët e universiteteve dhe kolegjit në fushën e gazetarisë dhe inovacionit në media.

AEJ bën bashkë ekspertët e mediave dhe profesionistët, akademikë, marrëdhëniet publike dhe profesionistët e komunikimit, advokuesit e shoqërisë civile, liderat e biznesit dhe politikës me qëllim për të pasuruar çështjet e dialogut në media dhe për të lehtësuar rritjen e profesionit në një kohë të vështirë për industrinë dhe profesionin.

sqAlbanian
en_USEnglish sqAlbanian