Statuti AEJ

Statuti i AEJ Albania

AEJ ALBANIA, ASSOCIATION OF EUROPEAN JOURNALIST ALBANIAN SECTION

Neni 1
Statuti
1. Qëndra AEJ Albania (Association of European Journalist) është organizatë me karakter profesional, shkencor kërkimor, kulturor, e pavarur, joqeveritare dhe jopolitike.
2. Qëndra AEJ Albania (Association of European Journalist) është e rregjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë.

 

Neni 2
Baza ligjore dhe themelimi
1. AEJ Albania (Association of European Journalist) vepron në bazë të ligjit Nr. 8788, datë 07.05.2001 “Për organizatat jofitimprurëse”, i ndryshuar dhe krijohet nga A.H, i cili është themeluesi i saj. Kjo Shoqate krijohet dhe vepron, përveç sa më sipër, edhe konform kritereve të këtij akti themelimi dhe të Statutit të saj.
2. Me nënshkrimin e Aktit të Themelimit dhe Statutit, merr përsipër të realizojnë e të respektojnë detyrimet që rrjedhin nga këto akte dhe legjislacioni në fuqi.

 

Neni 3
Identiteti
1. Emërtimi i qëndrës, si organizatë jofitimprurëse do të jetë AEJ Albania (Association of European Journalist Albanian section) .
2. Shoqata ka simbolin dhe vulën, të cilat e identifikojnë atë.
3. Shoqata e ka selinë e saj.
4. Shoqata mund të veprojë me zyra apo degë në të gjithë territorin e Shqipërisë.

 

Neni 4
Qëllimi dhe fusha e veprimtarisë së AEJ Albania (Association of European Journalist Albanian section)

Qëllimi dhe misioni i përgjithshëm i AEJ Albania, është promovimi i gazetarisë njohëse për procesin e integrimit evropian të vendit, mbrojtja e lirisë së medias në Shqipëri dhe promovimi i gazetarisë ndër-kufitare.
Gjithashtu një nga misionet e rëndësishme që AEJ Albania ka është trajnimi i gazetarëve të medias shqiptare të çdo fushë për procesin e Integrimit në detaje, duke përfshirë çfarë duhet të dinë për bujqësinë, ekonominë, rendin, sistemin gjyqësor, mjedisin, transportin, sportin, arsimin, shendetësinë mjedisin etj, për t’ja transmetuar më tej qytetarëve dhe grupeve të interesit që ta dijnë dhe të pregatiten për këtë proces të rëndësishëm.
Studimi i tregut mediatik, me raporte për problemet që kanë mediat në vendin tonë në aspekte që nuk lidhen vetëm me lirinë por edhe me pagesat, apo çështje të tjera.
Kërkim dhe studim për krijimin e hapësirave të bashkëpunimit me organizata të tjera rajonale dhe europiane për proceset integruese dhe njohjen e tyre nga grupet e interesit si gazetarë, akademikë, biznesi dhe studentë.
Krijimi i hapesirave të posaçme të bashkëpunimit me akademikët shqiptarë, me shkollat e mesme, universitetet apo shoqata të ngjashme për të informuar opinionin për procesin e integrimit.
Ofrimi i ekspertizës ndaj grupeve të interesit që lidhen në veçanti me integrimin në Bashkimin Europian dhe me lirinë e medias.
Organizimi i eventeve për të luftuar fenomenin “fakenews”, që vijon të jetë problematikë e madhe për median në vendin tonë.
Bashkëpunimi me organizata të tjera për fushata sensibilizuese për çështje që lidhen me të drejtat e njeriut të gazetarëve apo grupeve vulnerabël, përfshi organizimin e trajnimeve apo rritjen e kapaciteve.
AEJ Albania, bashkon gazetarët profesionistë në takime periodike dhe bashkëpunon me ta. Grupet që mund të jenë pjesë janë kryesisht korrespondentë dhe reporter të medias së shkruar, vizive dhe online, të cilët raportojnë mbi BE dhe institucionet e saj. AEJ Albania përfshin edhe kontribues të pavarur në gazetat televizive dhe radio, kombëtare, rajonale dhe të specializuara, periodike, faqe interneti, blogje dhe media të tjera të reja, si dhe studentë universiteti dhe kolegje dhe studiues në fushën e gazetarisë dhe inovacionit të medias.
AEJ Albania, gjithashtu bashkon ekspertë të medias dhe profesionistë, akademikë, marrëdhënie me publikun dhe profesionistë të komunikimit, avokatë të shoqërisë civile, liderë politikë dhe biznesit me qëllim të pasurimit të dialogut mbi çështjet mediatike, integrimit dhe lehtësimin e rritjes së profesionit, në një kohë shqetësuese për industrinë dhe profesionin.
Bashkëpunimi me organizata të tjera në veprimtari sensibilizuese, si dhe mbështetja e tyre, kur është rasti, me trajnime e aktivitete për ngritje kapacitetesh.
Përveç veprimtarisë të parashikuar më lart, në veprimtarinë e saj mund të përfshihet çdo veprimtari tjetër jo fitimprurëse, e cila vlerësohet nga themeluesit e nevojshme dhe e përshtatshme për realizimin e qëllimit. Në çdo rast zgjerimi i objektit, vendosen në Statut.

 

Neni 5
Kohëzgjatja
AEJ Albania (Association of European Journalist) kryen veprimtarinë e saj për një periudhë të pacaktuar, duke filluar nga data e themelimit të tij.

 

Neni 6
Mjetet financiare
1. Kapitali i nevojshëm për arritjen e qëllimit investohet fillimisht nga themeluesit.
2. Burim i të ardhurave të AEJ Albania (Association of European Journalist) janë financimi i tij nga ana e themeluesit në mënyrë të vazhdueshme, të ardhurat nga veprimtaria, fonde dhe donacione të ndryshme të përfituara në përputhje me legjislacionin në fuqi.

 

Neni 7
Zgjidhja e mosmarrëveshjeve
1. Të gjitha mosmarrëveshjet që mund të lindin gjatë themelimit dhe që mund të lidhen me vlefshmërinë, interpretimin, si dhe me ndryshimet e mundshme të akteve të themelimit zgjidhen me mirëkuptim nga themeluesi.
2. Në të kundërt, kompetente për mosmarrëveshjet që mund të lindin, do të jetë Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Tiranë.