AEJ Shqipëri, merr pjesë ne forumin e medias organizuar nga OSBE

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSCE), Prezenca në Shqipëri, organizoi Forumin për Zhvillimin e Medias. Forumi për Zhvillimin e Medias është një platformë ku profesionistët e Medias diskutojnë për problemet me të cilat përballet ajo.

“Jemi këtu për të ofruar mbështetjen tonë teknike nëpërmjet zbatimit të projekteve tematike që synojnë të përmirësojnë nivelin e profesionalizmit të raportimit, ta bëjnë më transparente pronësinë e medias, të mbështesin median në procesin e vetërregullimit, të rrisin ndërgjegjësimin për sigurinë e grave gazetare, të përmirësojnë punën dhe profesionalizmin e transmetuesit publik”,- tha ambasadori Vincenzo Del Monaco në hapje të Forumit të gjashtë vjetor për Zhvillimin e Medias, organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.

Pjesëmarrës në këtë takim ishte dhe kreu I Shoqatës së Gazetarëve Europianë, seksioni Shqiptar, z. Arbër Hitaj.

“Të bërit gazetari ka ardhur duke u vështirësuar nga viti në vit”,-kështu e nisi kreu I AEJ Albania prezantimin e tij. Sfidat janë të ndryshme nga viti në vit. Sfida kryesore khete presioni nga politika, por sfida më e madhe për momentin sigurisht që mbetet pandemia. Ai shprehu shqetesimin për lirinë e medias dhe kërcënimet që vijnë duke cituar një studim nga “Reporterët pa Kufi”, ku situata e lirisë së medias në Shqipëri nuk duket aq e mirë dhe e qëndrueshme. Shqipëria renditet e 84 për lirinë e medias. Në 2 vite -8 vende.

Hitaj, gjatë fjalës së tij preku efektet negative që ka patur pandemia në media si më poshtë :

Efektet para karantinës.

  • Reduktim pagash.
  • Reduktim në staf. E për pasojë reduktim në cilësinë e punës.

Efektet pas karantinës.

  • Mediat morën kredi me mekanizmin e garancisë sovrane. Nga kjo u stabilizua disi gjendja duke krijuar nje ekuiliber ekonomik.

Shoqata e Gazetarëve Europianë ,gjatë kësaj periudhe u ka bërë thirrje autoriteteve vendase dhe të huaja ti vijnë në ndihmë medias.

Kreu I AEJ Albania, Hitaj, parashtroi si një problem të madh dhe fenomenin e disinformimit kur sipas një studimi që ai citoi gjatë fjalës së tij, platforma kryesore që e ka përhapur është Facebook 66%. Ai sugjeroi si shumë të rëndësishme trajnime të gazetarëve për të evituar fenomenin e fake news siç janë:

  • Trajnime për mediat online.
  • Trajnime për mediat televizive.
  • Trajnime për gazetarët e sektorëve të caktuar politike, ekonomike, sociale.

“Përveç presionit të raportimit që vjen nga pandemia dhe gazetarët duhet ta raportojnë sa më saktë, një sfidë tjetër për ta është dhe mbulimi i fushatës”,- u shpreh ai në mbyllje të fjalës së tij.

Takimin mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:

https://www.facebook.com/OSCE.Albania/videos/357695052198932/

Përgatiti: Xhorxhina Deda



Leave a Reply