AEJ dënon aktin e cmendur të policisë së shtetit

AEJ dënon aktin e cmendur të policisë së shtetit

Shoqata e Gazetarëve Europian, seksioni shqiptar, dënon me ashpërsinë më të madhe arrestimin dhe ushtrimin e dhunës për disa orë të kryeredaktorit dhe zëvëndës Presidentit të Shoqatës Qamil Xhani. Ky është një akt i cmendur nga forcat e policisë, që tregon edhe njëherë se forcat e rendit, dhe drejtues politikë të kësaj mazhorance ushqejnë një gjuhë dhunë dhe agresive ndaj punonjësve të medias.

AEJ dega Shqipëri I bën apel policisë së shtetit të distancohet nga ky akt skandaloz në shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut, dhe të zhvillojë një hetim të thellë për të dënuar shkelësit me uniformë policie, të kësaj ngjarje të rëndë.
Policia ka shkelur ligjin në mënyrë flagrante duke arrestuar dhe ushtruar dhunë ndaj një gazetari në krye të detyrës dhe në ambientet e redaksisë, veprime të ngjashme me shtete diktatoriale.

Menjëherë për këtë ngjarje skandaloze janë njoftuar edhe degët e shoqatës në gjithë Europën dhe institucionet e Bashkimit Europian.

Akte të tilla tregojnë se liria e medias në Shqipëri jo vetëm po bjerrët dita ditës, por vendi po rrezikon të ardhmen europiane për shkak të këtyre veprimeve skadaloze dhe kundra ligjit.



Leave a Reply