AEJ Shqipëri, dënon dhunën ndaj gazetarit të RTV ORA

 

Shoqata e Gazetarëve Europian, dega Shqipëri shpreh shqetësimin e saj për klimën agresive që mbizotëron ndaj reporterëve të mediave vetëm pak ditë nga zgjedhjet parlamentare. Rasti i një dite më parë ku gazetari i RTV ORA Rondalo Sharka pengohet dhe dhunohet dukshëm nga persona të panjohur në Kavajë, është një rast i rëndë që tregon edhe njëherë se demokracia dhe liria e shprehjes së Shqipëri janë në rrezik. AEJ dega Shqipëri, i bën apel të fortë Policisë së Shtetit që ti marrë seriozisht këto denoncime, dhe ti shkojë deri në fund hetimit për shkaqet pse u ndalua kolegu Sharka. Njëkohësisht i bëjmë një apel gjithë mbështetësve të partive politike dhe drejtuesve, të respektojnë gazetarët dhe ti lejojnë të ushtrojnë detyrën e tyre dhe të mos i pengojnë.

 



Leave a Reply