AEJ, MESAZH PËR DITËN NDËRKOMBËTARE TË LIRISË SË MEDIAS

Shoqata e Gazetarëve Europian dega e  Shqipërisë, në ditën ndërkombëtare të Lirisë së Medias, shpreh mbështetjen maksimale për të gjithë gazetarët, kameramanet dhe sfatet mbështetëse që janë të angazhuar në media. Media e lirë dhe e pavarur është një nga shtyllat kryesore të demokracisë dhe që i shërben publikut për të njohur të vërtetën. Fatkejsisht media në Shqipëri sipas raporteve ndërkombëtare vazhdon të pësojë rënie të ndjeshme në renditjen botërore, duke shenuar përkeqësim në lirinë e të shprehurit, sigurinë në punë dhe të ardhmen në profesion.

AEJ Shqipëri në këtë ditë, i bën apel të gjithë gazetarëve që pavarësisht situatave që po përballen në punën e tyre, të vijojnë dhe ti shërbejnë publikut. Ndërkohë që do të jetë në mbështetje për çdo shqetësim që do të kenë.   Apeli shkon edhe për zyrat e rëndësishme të misioneve ndërkombëtare si Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, OSBE, Ambasada e Suedisë, që të vijonë të mbështesin median dhe gazetarët, si një nga mekanizmat kryesore të demokracisë dhe transparences.

 



Lini një Përgjigje

sqAlbanian
en_USEnglish sqAlbanian