AEJ dënon vendimin e Kuvendit!

Shoqata e Gazetarëve Europiane, dega e Shqipërisë, solidarizohet me protestën e gazetarëve kundër vendimit të Parlamentit, për të ndaluar raportimin e pavarur të seancave parlamentare.

Ky është një vendim shumë i rrezikshëm i votuar nga deputetë të papërgjegjshëm për rolin e tyre në demokraci dhe në të mirë të vendit.

Fatkejsisht kjo është legjislatura parlamentare që ka goditur më shumë median në pluralizëm, duke miratuar masa që kanë cënuar vazhdimit lirinë e medias.

AEJ i bën apel deputetëve të përgjegjshëm, që të rrezojnë këtë nismë që nuk godet vetëm median, por është një sulm i pastër ndaj vlerave demokratike të vendit.

Për këto vendime AEJ do të informojë edhe institucionet e tjera ndërkombëtare dhe të Bashkimit Europian.



Lini një Përgjigje

sqAlbanian
en_USEnglish sqAlbanian