AEJ Shqipëri, dënon dhunën ndaj kolegut Gjencaj

Shoqata e Gazetarëve Europian dega Shqipëri, dënon me forcë përdorimin e dhunës ndaj kolegut Ergys Gjencaj të televizionit NEWS 24 nga forcat e policisë të cilat gjatë një aksioni policor në një zonë të Tiranës, e kanë shtirë në tokë duke e dhunuar dhe shoqëruar në komisariat gazetarin në krye të detyrës, vetëm se po filmonte aksionin policor. Ky akt i rëndë cenon punën e gazetarëve dhe tregon edhe njëherë se të jesh gazetar në Shqipëri është kthyer në një profesion të vështirë dhe fatkeqësisht të rrezikshëm. Ky akt është shëmbëlltyra e qartë se pse liria e medias në Shqipëri, po bie çdo vit, dhe përgjegjëse janë autoritetet shtetërore. AEJ i bën apel organeve ligj zbatuese të respektojnë gazetarët dhe të fillojnë menjëherë një hetim të thellë ndaj policëve që ushtruan dhunë ndaj gazetarit. Ky rast nuk mund të kalojë kaq thjesht si ka ndodhur me disa rast të mëparshme. Bëjmë thirrje për hetim dhe ndalim te policëve të tillë që tejkalojnë kompetencat ligjore në mënyrë skandaloze. Fatkejqësisht është një rast i përsëritur kur një gazetar edhe përse tregon dokument identifikimi se është në krye të detyrës arrestohet ose dhunohet nga Policia e Shtetit, e cila prej kohësh po tregon një qasje armiqësore ndaj medias. AEJ shpreh solidarizim me kolegun Ergys Gjencaj dhe do të informojë edhe platformat ndërkombëtare për këto raste të rënda.



Lini një Përgjigje

sqAlbanian
en_USEnglish sqAlbanian