Reagim për sulmin fizik ndaj gazetarit Adriatik Doçi

Reagim për sulmin fizik ndaj gazetarit Adriatik Doçi

Shoqata e gazetarëve Europian seksioni shqiptar, dënon me forcë sulmin fizik ndaj gazetarit investigativ të shqiptarja.com Adriatik Doçin, mesditën e sotme.

Sulmi ndaj kolegut Doçi është një sulm tejer i rëndë, që synon ti mbyllë gojën medias dhe gazetarëve në hetimin e aferrave korruptive dhe krimin e organizuar.

Fatmirësisht kolegu Doçi është në gjendje të mirë shëndetësore, por AEJ Albania i bën apel të fortë policisë së shtetit që të zbardhi sa më shpejt këtë ngjarje të rendë dhe të vendosi para përgjegjësisë agresorët.

Për këtë rast të rëndë, AEJ Shqipëri do të informojë edhe platformat Europiane që mbrojnë të drejtat e gazetarëve.



Leave a Reply