AEJ-Albania

9 këshilla për gazetarët si të bëjnë intervistimin në distancë.

Në epokën e COVID, shumë prej nesh u është dashur të përshtaten me mënyra të reja për të bërë gjëra. Puna nga shtëpia dhe dhomat e shpërndarjes së lajmeve janë bërë pjesë e “normales së re” për shumë gazetarë. Kjo shpesh ka nënkuptuar modifikimin jo vetëm të asaj që ne bëjmë, por edhe mënyrën se si e bëjmë. 

Në shumë shkolla të gazetarisë ekziston prirja t’u mësohet studentëve për rëndësinë e kryerjes së intervistave personalisht, por kjo thjesht nuk është e mundur tani, dhe mund të mos jetë për disa kohë për shkak të rrezikut nga Covid-19. 

Pavarësisht situatës intervistat si metoda të mbledhjes së informacionit do vazhdojnë të kryhen ,por gjithmonë nga distanca. Ajo që duhet patur parasysh është mënyra se si duhet bërë për të qenë sa më e saktë dhe në shërbim të audiencës.

Këtu janë nëntë këshilla për të cilat gazetarët duhet të mendojnë përpara se të ndërmarrin të realizojnë intervistën nga distanca. 

1-Testi provë.

Rekomandohet të provohet dhe testohet mjeti që keni zgjedhur për të regjistruar për t’u siguruar që aplikacioni që po regjistroni të jetë në rregull përpara se të keni nevojë për të. 

Testojeni me shokët tuaj  ose një koleg për t’u siguruar që ju jeni njohur me funksionimin e regjistrimit  dhe si t’i përdorni skedarët më pas pra përpara një interviste të rëndësishme.

2- Sigurohuni që keni Wi-Fi të mirë.

Shumica e aplikacioneve mund të shfaqin probleme nëse nuk kanë internet mjaftueshëm. Kjo nuk na lejon të bëjmë thirrje efektive zanore me personin që duam të intervistojmë.

Për shkak të kësaj humbasim dhe të dhënat që janë shumë thelbësore. Lidhshmëria e dobët nuk do të ndikojë vetëm në cilësinë e thirrjes, por gjithashtu mund të pengojë regjistrimin e saj. Sigurohuni që të kontrolloni WiFi tuaj para kohe.

3- Përcaktoni nëse doni apo jo të shihni të intervistuarin.

Kur kryeni një intervistë në distancë, a është më mirë apo më keq të jesh në gjendje të shohësh personin që po interviston? Nuk ka përgjigje të duhur për këtë, por ju duhet të vendosni para se të fillojë intervista se si do të ishte më mirë për ju. Këtë duhet ta komunikoni gjithashtu te personi që do intervistoni. 

Gjatë një ngjarje të fundit, Instituti i Gazetarisë së Klubit të Shtypit Kombëtar në Uashington DC pyeti Terry Gross të Radios Publike Kombëtare dhe gazetarin e “The Daily York” ,Michael Barbaro, për dëgjimin e thellë. 

Siç tregojnë rrëfimet e tyre , secili kishte një mendim të ndryshëm nëse është më mirë të shohësh personin që po interviston: 

Terry Gross: Shumica e intervistave të mia janë intervista në distanca.  Unë duhet të dëgjoj vërtet me vëmendje sepse nuk ka gjuhë të trupit … nuk ka asnjë sugjerim tjetër. Por përparësia e të mos pasurit kontakt me sy me të intervistuarin është që unë mund të mbaj shënime, mund të marr një thënie që dua, pa e ndjerë se po humbas kontakte me sy.

Michael Barbaro : Intervistat përballë janë disi të frikshme ndonjëherë, por i shoh shumë çliruese sepse nuk ka asnjë hutim, përveç mysafirit, personit me të cilin po flisni… Dhe më pëlqen shumë gjuha e trupit, dhe më pëlqen spontaniteti i kësaj.

4 -Merrni pëlqimin për regjistrim 

Mos harroni ta bëni gjithmonë të qartë për një të intervistuar se intervista do të regjistrohet. Si pjesë e këtij procesi, shpjegojuni gjithashtu atyre pse po e bëni këtë, sepse mund të jetë e papritur për ta.

Në përvojën e gazetareve profesionistë  është e dobishme të sqaroni se nuk ka asgjë të keqe në lidhje me këtë, thjesht doni të siguroni që keni kapur ato që thanë me saktësi. 

Në mënyrë ideale, duhet ta njoftoni të intervistuarin tuaj se ai do të regjistrohet kur të realiizohet intervista, dhe pastaj ta përsërisni atë kur të filloni regjistrimin.

Në shumë vende, pëlqimi për regjistrim është një kërkesë ligjore. Edhe nëse nuk është ashtu, është thjesht një praktikë e mirë. Është e rëndësishme të keni një regjistrim të asaj që dikush ju tha, dhe është po aq e rëndësishme të fitoni besimin e të intervistuarit tuaj duke i trajtuar me respekt.

5-Gjeni një vend të qetë .

Sigurohuni që të gjeni një vendndodhje për të kapur bisedën, ku ju dhe i intervistuari juaj mund të dëgjoni mirë njëri-tjetrin. Duhet të vlerësoni faktin se momenti I dëgjimit  të regjistrimit të jetë I qartë dhe jo me zhurma në sfond. Kjo ju ndihmon shkruani tregimin tuaj pa shtrembërime. 

Është  e rëndësishme të keni një vend të qetë gjatë  intervistës. Heqja e shpërqendrimeve ju lejon të jeni prezent dhe të përqendruar gjatë diskutimit.

6-Mbani kufje.

 Rachel Corbett , një gazetar australian, dhe themelues i kursit të podcasting në internet, PodSchool, tregon se  kufjet janë pjesa më e rëndësishme e pajisjeve në çantën tuaj të podcast . Siç thekson  në një postim, kufjet do t’ju shtyjnë të bëheni një prezantues më i mirë, ta bëni më të lehtë zbulimin  dhe heqjen e zhurmës së sfondit dhe të siguroni që nuk do të keni nevojë të korrigjoni tonin dhe vëllimin e mysafirit tuaj sa më shpesh.

7- Rezervoni skedarët tuaj

Laptopët dhe aplikacionet mund të shfaqin shumë problme kështu që sigurohuni që i keni skedarët tuaj të ruajtur në shumë vende, pra të keni shumë kopje të tyre në mënyrë që mos të humbni shënimet tuaja nga intervista.

8- Shikoni mjetet e transkriptimit.

Pasi të keni regjistruar intervistën tuaj, mund ta gjeni të dobishme të keni një transkriptim të asaj që u tha. Kjo mund të jetë e rëndësishme jo vetëm për të zbardhur pjesë të intervistës të paqarta,por mund ta përdorni edhe në momente të dyta ose për të shmangur shtrembërime nëse shihet e nevojshme.

9- Shndërroni zërin tuaj në diçka vizuale. 

Edhe nëse e keni përdorur intervistën tuaj për një pjesë të shkruar, ia vlen të merrni në konsideratë se si mund të përdorni potencialisht klipe audio të shkurtër për të ndihmuar në promovimin e punës tuaj në mënyrë krijuese në mediat sociale.

Damian Radcliffe është Profesor në Carolyn S. Chambers në Gazetari në Universitetin e Oregon, bashkëpunëtor i Qendrës Tow për Gazetari Dixhitale në Universitetin Columbia, një studiues nderi në Shkollën e Gazetarisë, Media dhe Kultura e Universitetit të Cardiff, dhe një bashkëpunëtor i Shoqatës Mbretërore për Inkurajimin e Arteve, Prodhimeve dhe Tregtisë (RSA). 

Përgatiti në shqip: Xheorxhina Deda

 

Exit mobile version