AEJ-Albania

AEJ Albania merr pjesë në tryzën e rrumbullakët me temë Tranzicioni në Europën Juglindore

 

Shoqata e Gazetarëve Europian seksioni Shqiptar, ka qenë e ftuar në tryzën e Debatit me temë tranzicioni, Çfarë shkoi mirë? Çfarë shkoi keq?, organizuar nga Instituti i Medias dhe bota.al.

 Në këtë tryezë me pjesëmarrës disa nga aktorët kryesore të periudhës së rrënies së rregjimit komunist, gazetar ish diplomat dhe personalitete nga bota akademike, u diskutua gjerë për fazën e tranzicionit që ende vijon në disa shtete edhe psë kanë kaluar 30 vite nga rënia e Murit të Berlinit.

Besnik Mustafaj, ish themelues I Partisë Demokratike, shkrimtar dhe ish Ministri I Jashtëm I u ndal te periudha e 1990, duke thënë se klasa politike e asaj kohe kishte pak eksperiencë në ndërtimin e shtetit. Por pavarësisht kësaj ishte idealizmi për të ndërtuar një vend me themele të forta demokratike, idealizëm që humbi me kalimin e kohës.

Akademiku Selami Xhepa, tha se problemet e mëdha që kanë vendet ish komuniste përfshirë edhe Shqipërinë, lidhen ngushtësisht me mos ndërtimin e një ekonomie të fortë me rregulla të barabarta konkurueshmërie.

Drejtori Ekzekutiv Remzi Lani, tha se shumë vende ish komuniste një problem të madh që shënuan lidhet me mos shkëputjen nga mentaliteti I rregjimit të kaluar. Tryeza u zhvillua në bashkëpunim nga ambasada Ceke.

Exit mobile version