AEJ-Albania

AEJ dënon deklaratat e kreut të PD Sali Berisha!

AEJ dega Shqipëri, shpreh shqetësim të thellë për deklaratat e kryetarit të partisë Demokratike Sali Berisha bëri ndaj medias. Kërcënimi i tij ndaj çdo gazetari që do të publikojë dosjen e tij për akuzat nga SPAK për korrupsion pasiv, është shumë i rëndë dhe përbën një intimidim të pastër ndaj medias e gazetarëve.

AEJ dega Shqipëri, inkurajon të gjithë gazetarët dhe median, që të mos intimidohen, por duke respektuar kodin e etikës të ushtrojnë detyrën e tyre në shërbim të informimit të qytetarëve!

Sulme të tilla tregojnë për një klimë shumë të ashpër ndaj medias dhe gazetarëve, që burojnë nga politika shqiptare! AEJ i bën apel partisë Demokratike të tregojë kujdes dhe të respektojë median, si parime bazë të demokracisë!

Për çdo sulm AEJ dega Shqipëri do të informojë të gjithë organizmat ndërkombëtare.

Exit mobile version