AEJ-Albania

AEJ dënon intimidimin e gazetares së Syri TV!

Shoqata Europiane e Gazetarëve dega Shqipëri, shpreh shqetësimin e thellë për incidentin e fundit ku deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Erjon Braçe ka ushtruar  intimidim ndaj gazetares Ambrozia Meta të Syri TV gjatë ushtrimit të detyrës së saj profesionale.

Liria e shtypit dhe siguria e gazetarëve janë shtylla themelore të çdo demokracie funksionale. Çdo përpjekje për të penguar, frikësuar apo diskredituar gazetarët cenon të drejtën e publikut për të qenë i informuar dhe dëmton rëndë besimin në institucionet demokratike.

Shoqata jonë i bën thirrje autoriteteve shqiptare që të marrin masa të menjëhershme për të garantuar integritetin dhe sigurinë e gazetarëve në terren.

 

Exit mobile version