AEJ-Albania

AEJ dënon kërcënimin e gazetarit Piro Nase

 

Shoqata e Gazetarëve Europian dega Dhqipëri, dënon me forcë aktin e rëndë të kërcënimit ndaj gazetarit Piro Nase nga ana e aktivistit Jeton Muxhaj në Gjirokastër, një ngjarje që përbën një sulm të hapur ndaj fjalës së lirë dhe të drejtës së qytetarëve për t’u informuar.

Gazetari Nase, i njohur për  integritetin e tij në raportim, është përballur me një kërcënim serioz gjatë ushtrimit të detyrës së tij, një akt i papranueshëm në një shoqëri demokratike. Kërcënimi ndaj një gazetari është kërcënim ndaj gjithë komunitetit mediatik dhe lirisë së shprehjes në vend.

I bëjmë thirrje organeve kompetente të reagojnë menjëherë, të hetojnë me seriozitet këtë ngjarje dhe të vënë përpara drejtësisë autorin e kërcënimit. Mbrojtja e gazetarëve është detyrim institucional dhe themel i funksionimit të një shteti ligjor.

AEJ shpreh solidaritetin e saj të plotë me kolegun Piro Nase dhe rikujton se askush nuk duhet të ndjehet i rrezikuar për shkak të punës së tij si gazetar.

Exit mobile version