Shoqata e Gazetarëve Europian, dega Shqipëri, dënon aktin e rëndë të sulmit fizik ndaj gazetarit të “Report TV” Elvis Hila dhe bashkëshortes së tij. Shkak për këtë agresion fizik të paprecedentë është publikimi i një lajmi, teksa gazetari ka qenë duke ushtruar detyrën e tij. Dhuna ndaj gazetarit Elvis Hila dhe bashkëshortes së tij për shkak të detyrës është tejet e rëndë dhe e dënueshme. Sulmi ndaj medias është një agresion ndaj demokracisë! AEJ dega Shqipëri i bën thirrje policisë së Lezhës dhe prokurorisë të vendosë para drejtësisë 2 agresorët. Ndërsa shprehim solidarizim me gazetari Elvis Hila për të cilin do të informojmë dhe autoritetet Europiane.