Shoqata e gazetarëve Europian seksioni shqiptar dënon dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Osman Stafa ditën e sotme nga punonjësit e Gardës.
Veprime të tilla cënojnë lirinë e medias dhe raportimin e të vërtetës nga ana e gazetarëve. Kërkojmë të merren masa ndaj punonjësit të Gardës për të mos lejuar sjellje të tilla të përsëriten në të ardhmen.
AEJ Shqipëri i bën apel të fortë Kuvendit dhe kryetares Lindita Nikolla, që të marrë masa për të lejuar punën sa më normale të gazetarëve të terrenit.
AEJ dega Shqipëri do të informojë institucionet ndërkombëtare për këtë incident që tregon haptazi intimidimin që shkon ndaj gazetarëve me frymëzim politik.