Shoqata e Gazetarëve Europian dega e Shqipërisë ka zhvilluar një takim me temë: “Roli i medias në proceset demokratike në Shqipëri dhe në Integrimin Europian”. Aktiviteti u zhvillua në “Europe House” me mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Europian.
Fillimisht punimet u hapën me një mesazh urimi të dedikuar nga zonja Věra Jourová Zëvëndës Presidentja e Komisionit Europian për Vlerat dhe Transparencën. Zonja Jourova uroj punimet e konferencës dhe 23 anëtarësimet e reja në AEJ Shqipëri, duke u angazhuar për mbështetje direkte të medias dhe gazetarëve nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë. Ajo se media dhe gazetarët po kalojnë kohë të vështira kudo, prandaj kanë nevojë për mbështetje.
Në emër të AEJ Shqipëri foli kreu i saj Arbër Hitaj, i cili tha se edhe pse ka rreth 2 vite jetë AEJ ka ngritur disa shqetësime të rëndësishme për gazetarët gjatë pandemisë, si dhe organizoj një sesion trajnimesh me OBSH për Pandeminë. Megjithatë ai theksoj se ambicia e AEJ Shqipëri është që të shtrihet në gjithë territorin dhe të ndihmojë akoma më shumë gazetarët dhe median për të përballuar sfidat e kohës. Ai falenderoj Komisionin Europian, OSBE dhe Ambasadoren e Suedisë për mbështetjen e madhe që japin për median në mënyrë direkte.
Më tej foli zëvendës Ambasadori i Delegacionit të BE, zoti Alexis Hupin i cili tha se delegacioni mbështet median dhe gazetarët për të ushtruar detyrën e tyre të pavarur, me trajnime dhe projekte konkrete.
E ftuar e nderit ishte Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, zonja Elsa Hastad, e cila potencoj rolin e jashtëzakonshëm që kanë gazetarët në ruajtjen e vlerave të demokracisë. Duke u ndalur në disa shembuj në Botë, ajo tha se pavarësisht se në vitet 1990 perëndimi mendoj se orientimi ishte vetëm drejt demokracisë, koha tregoj se demokracia duhet ruajtur dhe nuk mund të merret si e mirë qenë. Nëpërmjet agjencisë SIDA, ambasadorja renditi mbështetjen direkte për median në Shqipëri, sidomos ndaj BIRN, apo zhvillimin e një sërë trajnimesh për gazetarët. “Unë e di sa e vështirë është të bësh gazetari në ditët e sotme, sidomos për femrat, megjithatë unë i inkurajoj gazetarët të bëjnë punën e tyre sipas parimeve të drejta”- u shpreh ambasadorja Suedeze.
E ngarkuara me punë për mediat në OSBE zonja Irina Radu, gjithashtu theksoj se zgjidhja e vetme për problemet që kanë gazetarët është bashkimi, solidarizimi dhe vetërregullimi. “Unë ju mbështes në të bërit gazetari, sidomos gazetarinë investigative, kam ndjekur hap pas hapi ngritjen tuaj të problemeve, por ajo që iu sugjeroj të bëni është mbledhja e sa më shumë fakteve të dokumentuara”- theksoi ajo.
Drejtuesi i Fondacionit Konrad Adenauer në Shqipëri Tobias Rüttershoff, tha se aktivitete si ky ku gazetarët flasin dhe japin dëshmitë e tyre për problemet që hasin janë shumë të rëndësishme për të njohur problemet dhe për të dhënë zgjidhje. Ai theksoj se në të ardhmen mund të ketë edhe aktivitet të përbashkëta mes KAS dhe AEJA, për të ndihmuar gazetarët jo vetëm në Tiranë por edhe jashtë saj, për tu aftësuar akoma dhe më shumë.
Të ftuar nga Partia Socialiste ishte zonja Mirela Kumbaro që për shkak të disa angazhimeve nuk mori dot pjesë. Ndërsa nga Partia Demokratike ishte zoti Genc Pollo, ish-kryetar i Komisionit Parlamentar të Medias, i cili theksoj se pavarësisht se ka diversitet në shoqatat që merren me mbrojtjen e gazetarëve dhe medias, duhet të ketë më shumë solidaritet. Ai renditi disa nisma të Qeverisë që synojnë kapjen e medias, që u duk qartazi me nismën e fundit për të mos lejuar gazetarët që të ndjekin seancat parlamentare, etj.
Zylyftar Bregu, si profesor në fakultetin e gazetarisë dhe si President i nderit i AEJ tha se media po përballet me sfida të mëdha dhe presione të dukshme të Qeverisë për ta kontrolluar, nismat e fundit që bien në sy padyshim janë ajo për mos lejimin e gazetarëve në seancat parlamentare, hapja e garës për AMA-n, apo ligji për antishpifjen.
Drejtori i informacionit në SCAN TV Enio Civici e vuri theksin te edukimi që duhet të ketë media, duke u ndalur te ai financiar si një domosdoshmëri e kohës.
Në fund të aktivitetit ambasadorët shpërndanë edhe kartat për anëtarët e rinj të AEJ Dega Shqipëri. Disa nga anëtarët e rinj që i janë bashkuar AEJ Shqipëri janë:
Kristaq Thano
Fiona Celaj
Agron Llupi
Marsela Topi
Artan Mara
Ilmi Saliaj
Cuku Tafa
Inelda Vallja
Laureta Roshi,
Bora Rexhepi,
Ervis Kuçi
Anxhelo Shyti
Xhemil Beharaj
Ervis Profka
Fatmira Bajrami
Besnik Sulejmani
Shpëtim Cane
Neritan Trifoni
Valbona Daci
Redon Laze
Gledian Hoxhallari
Mirseld Ylldisi
Musa Çeçalaj