Shoqata e Gazetareve Europian Seksioni shqiptar, me ftesë të posacme të Parlamentit Europian, mori pjese në seancën dëgjimore me fokus buxhetin 2021-2027, por edhe çeshtje të tjera për të ardhmen e BE, dhe agendën integruese të rajonit të Ballkanit. Takimi u zhvillua në datat 22-23 shkurt në Bruksel.
Pjesë e grupit prej 20 gazetarësh europian ishte edhe Arbër Hitaj, si përfaqësuesi I Shoqatës së Gazetarëve Europian të Shqipërisë.
Në këtë takim, referuan Komisioneri për Ekonominë Johannes HAHN, Nënkryetari Parlamentin Europian Othmar KARAS, eurodeputetët Clotilde ARMAND , Rumani, Johan VAN OVERTVELD ( Belgjik), Margarida MARQUES (S&D, Portugali), Valerie HAYER (Reneë, France), Rasmus ANDRESEN, (Greens/EFA, Germany).
Në lidhje me Shqipërinë, të ftuarit theksuan se vendit duhet ti hapen negociatat me Bashkimin Europian, por duhet që të përmbushen kriteret e vendosura. Megjithatë ata kritikuan qëndrimin francez për ta bllokuar hapjen e negociatave. Diskutimet më intensive ishin për buxhetin për ta rritur atë sidomos në aspekte që lidhen me përballimin ngrohjes globale, sigurisë apo përballimit të fluksit të emigrantëve. Në emër të AEJ Shqipëri, Hitaj tha se kushtet në ë ciët punojnë gazetarët nuk kanë shënuar përmirësim. Ndërkohë mazhoranca në pushtet ka miratuar një ligj për mediat online, që ka hasur në shumë kritika vendase dhe ndërkombëtare.
Pas takimit seksioni belg, organizoj edhe një darkë zyrtare me të pranishëm Presidentin e Komitetit të Rajoneve të sapozgjedhur, Apostolos Tzitzikostas (PPE), I cili theksoj se autoritetet lokale duhet të përfshihen më shumë në proceset e BE-së.