AEJ-Albania

Covid-19, media kthen vëmendjen ndaj bizneseve lokale

Nga David Maas

COVID-19 ka detyruar redaksitë ose të përtërijnë veten ose të mbeten pas. 

Në NBCLX , ekipet dixhitale u desh të drejtoheshin për të gjetur një mënyrë që të kryenin punën e tyre mes kufizimeve në raportimin personal. Megjithatë, me pak krijimtari, ata zbuluan forma të reja të tregimit që do të vinin në dukje qëndrueshmërinë e komuniteteve të tyre.

NBC dhe Telemundo në pronësi të rrjetit të ri të stacioneve, NBCLX, verën dhe vjeshtën e kaluar bashkëpunuan me stacionet lokale në pronësi të NBC për të prodhuar një seri prej gjashtë pjesësh të quajtur Rebound rreth bizneseve lokale gjatë COVID-19. Ata u siguruan subjekteve të tyre raportues pajisje video, të lehta për t’u përdorur për të filmuar aktivitetet e tyre të përditshme ndërsa po lundronin ndër pasojat ekonomike nga pandemia. 

“Është pikërisht si një GoPro”, tha drejtori i grupit të stacioneve NBC i Digital Video Jeremy Berg , në lidhje me temat e kamerave të xhepit OSMO të përdorura për të filmuar vetë. “Është po aq e lehtë sa mund ta merrni me vete përveç iPhone-it tuaj. Kemi disa njerëz që thjesht përdorin iPhone-in e tyre dhe dërgojnë pamje edhe në atë mënyrë, por ju mund të blini bashkëngjitje për kamerën e dorës, gjithashtu një shkop selfie për të rritur funksionalitetin e tij”,-shtoi ai.

Rebound ndoqi restorantet, dyqanet e librave, qendrat e kujdesit për qen në gjashtë qytete kryesore në të gjithë vendin: Miami, New York, Boston, Philadelphia, Chicago dhe Los Angeles. Seriali kapi përvojat e këtyre bizneseve lokale nën tema të gjera, si “Walking Into The Dark Together” dhe “Figuring It Out As We Go”, të dy tituj të episodeve individuale.

Për shembull, në Miami, Producentja e Videove Dixhitale NBC 6, Selima Hussain, ndoqi një program trajnimi atletik për fëmijë, të quajtur Train Next Step. “Kur fola me pronarin, ai ishte jashtëzakonisht i apasionuar për t’u siguruar që fëmijët kishin akoma një rrugëdalje ndërsa COVID po vazhdonte”,- tha Hussain. Problemet e sigurisë në programin e trajnimit sportiv qëndronin gjithashtu në vendimin për t’i shfaqur ato. “Kur jeni duke folur për sportet e kontaktit, ju duhet të ndryshoni mënyrën se si funksionojnë gjërat, sepse nuk mund të afroheni shumë me një student ose me një fëmijë tjetër,” shtoi Hussain.

Xhirimet e drejtuara nga subjekti nuk ishin thjesht të nevojshme për shkak të kufizimeve të COVID, por gjithashtu angazhuan shikuesit. Është një qasje që madje mund të ketë një rol për të luajtur në një botë post-pandemike. “Bërja e filmave është një gjuhë në zhvillim. Disa gjëra rrinë dhe të tjera veniten. Unë mendoj se do të bëhet një mjet tjetër shprehjeje në paketën tonë të mjeteve, ”tha regjisori i dokumentarëve Shira Pinson , i cili monitoroi ekipin dixhital gjatë pjesëmarrjes së tyre në një përshpejtues video të Projektit të Gazetarisë ICFJ-Facebook vitin e kaluar. 

“Duke thënë këtë nuk ka asgjë si komunikimi ballë për ballë dhe unë mendoj se, me kalimin e kohës, njerëzit do të humbasin pamjet e kompozuara mirë, të ndriçuara mirë dhe të regjistruara mirë. Nuk ka të bëjë me zëvendësimin e tyre, por me plotësimin e tyre”.

Ekipi dixhital NBCLX përgatiti pamjet e tyre në episode 30 minutëshe për t’u transmetuar në NBCLX dhe në episode më të shkurtra 15 minutëshe për YouTube dhe Facebook. Ekipet lokale të stacioneve NBC ristrukturuan episodet në klip edhe më të shkurtra në mënyrë që të përfshihen në lajmet e tyre lokale. “Ne bëmë diçka që u përdor kudo”, tha Berg. “Ishte për shumë qëllime dhe shurtoi një milion mënyra të ndryshme.”

Shkathtësia e filmimeve lejoi ekipet të krahasonin mënyrën se si performuan seritë në platforma të ndryshme, duke ofruar një pasqyrë të vlefshme për strategjinë e përmbajtjes në të ardhmen. “Ajo që ishte vërtet inkurajuese ishte në faqet tona të internetit  (në stacionet NBC dhe aplikacionet), koha mesatare e shikimit ishte pothuajse gjashtë minuta e gjysmë për episod. 

Suksesi në Facebook, ndërkohë, u tregua më i pakapshëm. “Unë mendoj se mund të kishim bërë më mirë”, tha Berg, duke spekuluar se videot e postuara në Facebook ishin mbase të gjata për shikuesit. “Ne u munduam ta kuptonim. Përveç shfaqjes së gjërave në erë ose njerëzve që bërtasin dhe bërtasin – çfarë dëshiron ai audiencë? Akoma është ende një pikëpyetje për mua. 

Katër nga gjashtë bizneset e Rebound të paraqitura në sezonin e tyre të parë ishin në pronësi të personave me ngjyrë. Ata ishin më tërheqëset e serialit, thanë Berg dhe Hussain, pasi po lundronin gjithashtu në trazirat racore që goditën një pikë vlimi verën e kaluar. “Një nga bizneset tona në Filadelfia, dyqani i librave të Harriett , duhej të merrej me kërcënime raciste dhe gjëra të çmendura që ndodhën gjatë pandemisë”, tha Berg. “Këto janë histori të rëndësishme në komunitetet tona dhe janë të rëndësishme në të gjithë vendin.”

NBCLX tashmë ka filluar në një sezon të dytë të Rebound. Ato do të shfaqin vetëm biznese në pronësi të persoanve me ngjyrë dhe do të modifikojnë gjithashtu serinë e tyre. Në vend që të kombinojnë tre biznese në një episod, ata do t’i japin secilit qytet segmentin e vet dhe do t’i transmetojnë ato në transmetimet dhe lajmet televizive çdo ditë. 

Për Berg dhe Hussain, sezoni parë i Rebound ka pajisur më tej ekipet dixhitale të stacioneve në pronësi të NBC me mjete për të lundruar në një pandemi ende të furishme. “Kjo ishte një mundësi e shkëlqyeshme për disa nga ekipet dixhitale për të marrë një shans për të prodhuar diçka më vete, dhe jo vetëm të punojnë me pjesët e tyre të transmetuara të redaksisë,” tha Berg. “Qëllimi ynë nuk ishte vetëm krijimi i përmbajtjes. Qëllimi ynë gjithashtu ishte të fuqizojmë, të mësojmë dhe të lemë ekipet tona dixhitale të dinë se për çfarë janë të aftë”.

Përçarja e shkaktuar nga COVID-19 nuk ka përfunduar me ndërrimin e vitit kalendarik. Ndërsa 2021 fillon, sfidat e reja do të paraqiten për reporterët që do të duhet të përtërijnë rrugën e tyre përmes sfidave.

“COVID-19 ka qenë një sfidë masive, por ka qenë gjithashtu një mundësi për të reflektuar dhe për të provuar gjëra të reja,”- tha Pinson. “Ka kaq shumë teknologji mahnitëse që mund të përdorim këto ditë, është e çmendur, por pasuria më e madhe që kemi është krijimtaria jonë. ”

Organizata mëmë e IJNet, ICFJ, bashkëpunoi me Projektin e Gazetarisë në Facebook në U.S. Local News Accelerator, një program dixhital i tregimit të historive që siguron trajnime nga veteranët e industrisë së lajmeve. NBCLX ishte pjesëmarrëse e programit në vitin 2020. 

Pregatiti shqip: Xhorxhina Deda

Exit mobile version