Shoqata e gazetarëve Europian dega Shqipëri, denoncon shkarkimin e padrejtë nga puna të gazetarit dhe moderatorit në RTSh Ardit Murataj. Murataj ka denoncuar me prova drejtuesit e RTSh për shkelje të hapur të kontratës, në mënyrë flagrante dhe tendencioze.
Murataj ka denoncuar drejtoreshën e RTSh Aurora Polo për presione të hapura ndaj tij për të pranuar ndryshimet e kushteve diçka e papranueshme.
AEJ dega Shqipëri e dënon një sjellje të tillë abuziviste dhe solidarizohet me kolegun Murataj. AEJ inkurajon gazetarin Murataj të ndjekë dhe rrugën ligjore, për të cilën ofrojmë dhe asistim falas. Sjellje të tilla abuzive ndaj gazetarëve duhet të ndalojnë.
Për çdo situatë AEJ Albania do të informojë dhe platformat ndërkombëtare.