Reagim
Shoqata e Gazetarëve Europianë (AEJ) dega Shqipëri, dënon sjelljen e ish-kryeministrit dhe deputetit Pandeli Majko ndaj gazetarëve ditën e sotme në ambientet e Parlamentit.
Shtyrja me forcë e gazetarëve Eksiola Shehu, Raziela Myslimaj, Fjorela Beleshi, të cilat në mënyrë etike dhe profesionale i kërkuan një reagim publik, është një akt i dënueshëm dhe intimidues ndaj mediave.
Shoqata e Gazetarëve Europianë dega Shqipëri kërkon reagim institucional nga Kryetarja e Kuvendit për të mbrojtur të drejtën e gazetarëve nga sjelljet e deputetëve që cenojnë punën dhe misionin e medias.