AEJ-Albania

Gazetari Arbër Hitaj rizgjedhet President i AEJ Ndërkombëtare!

Bruksel, Belgjikë – Asambleja vjetore e Shoqatës së Gazetarëve Europianë (AEJ), e zhvilluar në Bruksel, ka shënuar një moment historik me rizgjedhjen e gazetarit shqiptar Arbër Hitaj si President i AEJ Ndërkombëtare me një mandat të plotë 2 vjeçar.

​Në një votim që dëshmoi besimin e jashtëzakonshëm të kolegëve dhe delegatëve nga e gjithë Europa, ai u rizgjodh me një mbështetje masive prej 90% të votave.

​”Pata nderin dhe privilegjin të zgjidhem përsëri por më bindshëm si President i AEJ ndërkombëtare. Jam thellësisht mirënjohës për këtë besim të jashtëzakonshëm,” deklaroi Hitaj pas riizgjedhjes. Duke vijuar se: kjo është një privilegj dhe përgjegjësi e Madhe për Shqipërinë dhe Europën!

​Presidenti i AEJ tha se angazhimi për mandatin e ri është i qartë dhe i fokusuar në çështjet kritike të medias:

​Forcimi i Lirisë së Medias

​Lufta kundër Lajmeve të Rreme (Fake News)

​Mbrojtja e çdo gazetari që përballet me presione dhe sulme.

​”Edhe pse Bashkimi Europian nuk po kalon kohët e saj më të mira në këtë drejtim, unë besoj fort se ajo mbetet modeli më i fortë dhe më i sigurt për mbrojtjen e gazetarëve që duhet zbatuar edhe në vende të tjera dhe në Shqipëri e Europë,” theksoi ai para delegatëve.

​Vizion për Zgjerim dhe Ekip i Ri Drejtues

​Në fjalimin e tij, Presidenti prezantoi edhe vizionin për mandatin e ri, i cili përfshin zgjerimin e AEJ me seksione të reja në Europën Veriore dhe në pjesë të tjera të kontinentit, duke synuar ta bëjë zërin e shoqatës “edhe më gjithëpërfshirës dhe më të fuqishëm.”

Në këtë takim, u zgjodh gjithashtu edhe ekipi i ri drejtues me katër zëvendëspresidentë nga vende të ndryshme:

​Javier Martín-Domínguez (Spanjë)

​Otmar Lahodynsky (Austri)

​Irina Nedeva (Bullgari)

​Catalin Teodor (Rumani)

​Ivan Brada (Sllovaki)

Hitaj theksoi entuziazmin për të punuar ngushtë me këtë ekip të ri, duke falënderuar përzemërsisht The Association of European Journalists in Belgium – AEJ Belgium për organizimin e eventit.

​”Sot fillon një kapitull i ri dhe së bashku do të ndërtojmë një AEJ edhe më të fortë dhe një Europë edhe më të sigurt për median,” përfundoi ai.

Exit mobile version