Në fillim të tetorit, Qendra Ndërkombëtare për Gazetarët (IFCJ) në bashkëpunim me “Qendrën Tow” për Gazetari Online në Universitetin e Kolumbias treguan paraprakisht gjetje të sondazhit të tyre që synojnë të kuptojnë efektet e pandemisë mbi gazetarët dhe redaksitë. Sondazhi mori 1406 përgjigje nga të anketuarit në 125 vende.
ICFJ, mblodhi një panel virtual për të diskutuar rezultatet dhe pasojat e pandemisë mbi gazetarët dhe redaksitë. Paneli përfshiu CEO-n Rappler dhe kryeredaktoren Maria Ressa, profesorin e Universitetit të Nju Jorkut dhe kritikun e medias Jay Rosen, drejtoreshën e “Qendrës Tow” Emily Bell dhe drejtoreshën e kërkimit global Dr. Julie Posetti.
Çështjet kryesore të diskutimit ishin:
- Shëndeti fikzik dhe psikologjik
Sipas gjetjeve të sondazhit, 70% e të anketuarve vunë re ndikime negative, psikologjike dhe emocionale, nga mbulimi i pandemisë. Pesë reagimet kryesore negative që prekën të paktën 1/3 e të anketuarve përfshinë rritjen e ankthit, lodhjen, vështirësinë e gjumit, ndjenjën e pafuqisë dhe mendimet negative.
“Ne ishim shumë të habitur që ndikimet psikologjike dhe emocionale të trajtimit të krizës COVID-19 u identifikuan nga një shumicë e madhe e njerëzve që u përgjigjën”, tha profesor Emily Bell.
“Për të theksuar atë që kemi identifikuar si një krizë të shëndetit mendor brenda fushës së gazetarisë, ka pasur disa hulumtime të tjera me mostra më të vogla,” tha Dr. Posetti. “Gjithashtu 82% e të anketuarve tanë përshkruan të paktën një reagim negativ, psikologjik ose emocional ndaj pandemisë.”
Ressa kuptoi që shëndeti mendor do të ishte një sfidë dhe ofroi këshillimin në grup dhe individualisht për stafin e Rappler pas fillimit të pandemisë.
- Liria e shtypit
Sipas raportit paraprak të studimit, 20% e të anketuarve(gazetarë) u gjendën përballë shqetësimeve gjatë pandemisë. 14% e të anketuarve(gazetarëve) raportuan censurë të drejtpërdrejtë të raportimit të tyre dhe 14% përjetuan presion politik për të raportuar mbulim pozitiv të qeverisë dhe zyrtarëve të zgjedhur.
“Kishte shumë raste të identifikuara që theksuan mënyrën qështetet në të gjithë botën kanë përdorur COVID-19 si një mantel, për të zgjatur përpjekjet e tyre ekzistuese, për të shtypur gazetarinë kritike të pavarur, ose për ta kufizuar atë, ose për të futur ndikime të reja, ” tha Dr. Posetti.
- Përhapja e dezinformimit
Burimet më të zakonshme të dezinformimit sipas të anketuarve janë qytetarët e zakonshëm (49%), udhëheqësit politikë dhe zyrtarët e zgjedhur (46%) dhe qytetarët “e fiksuar” me internetin që kërkojnë vëmendjen (43%). 80% e të anketuarve thanë se hasin dezinformim të paktën një herë në javë, që vijnë nga Facebook (66%), Twitter (27%) dhe WhatsApp (35%).
Prof. Bell thekson se kur kombinohen të gjitha burimet e dezinformimit që lidhen me qeverinë, duke përfshirë udhëheqësit politikë, punonjësit e qeverisë, atëherë “roli i qeverisë në përhapjen e dezinformatave tejkalon gjithçka tjetër”.
Ndërsa panelistët diskutuan taktikat e dezinformimit, Rosen prezantoi termin, “përmbytja e zonës”, siç njihet në SH.B.A., ose “zjarri i gënjeshtrës”, siç njihet në Rusi. Këto terma përshkruajnë një taktikë të përdorur nga aktorët e dezinformimit në mediat sociale, gjatë së cilës qëllimi është “përmbytja” e kanaleve me teori dhe gënjeshtra, shpesh informacione konfliktuale, me qëllim krijimin e polemikave dhe mosbesimit.
Ressa diskutoi gjithashtu një taktikë, të cilën ajo e quan “manipulim tinëzar”, veçanërisht përmes ndikimit të huaj. Në këtë rast, një pjesë e informacionit është shpërndarë përmes mediave të ndryshme deri në atë pikë sa burimi origjinal nuk është më i dukshëm, dhe audienca nuk e kupton se po manipulohet.
Ressa sugjeron se hapat që gazetarët duhet të ndërmarrin për të gjetur një zgjidhje për përhapjen e dezinformimit është të punojnë me platformat, të verifikojnë faktet, të ndërtojnë teknologjinë e tyre, pra të gjejnë një model të ri biznesi për gazetarinë dhe të ndërtojnë një komunitet të qëndrueshëm për të shfrenuar përhapjen e dezinformimit.
Të dy Ressa dhe Rosen bënë thirrje për një bord legjitim mbikqyrjeje në Facebook. “Krijohen të gjitha llojet e problemeve nga dezinformimi, por është një nga gjërat më të pakta që mund të imagjinosh që të jesh aq i fuqishëm nga platforma, “ tha Rosen.
“Ju nuk mund ta eleminoni dezinformimin pavarësisht këndvështimeve ideologjike mbi rregullimin e saj ose skenarëve “të frikshëm” që mund të ëndërroni. Rregullimi duhet të jetë pjesë e strukturës monitoruese.”
- Efektet ekonomike në redaksi
Sondazhi zbuloi se 17% e redaksive pësuan një rënie prej më shumë se 75% të të ardhurave gjatë COVID-19.
“Unë mendoj se ajo që po shohim këtu është kolapsi i tregut të reklamave”, tha Prof. Bell.
“Bota që ne njihnim është shkatërruar dhe ne duhet ta ndërtojmë,” tha Ressa. Asaj dhe Rappler u ishte dashur ta mendonin më parë modelin e tyre të biznesit. Në vitin 2019 ata humbën 49% të reklamuesve duke ndjekur 11 çështje ligjore dhe 8 dënime kundër Ressa-ës.
“Ne u detyruam të gjenim një model tjetër biznesi i cili bazohej në të dhëna dhe teknologji”, tha Ressa. Kushtet shumë të ngjashme do të prishnin një zgjidhje kreative dhe pikërisht kjo ishte ajo çfarë na ndodhi ne. Ai model biznesi, duke përdorur të dhëna dhe teknologji, u rrit 12,000% dhe kështu me rënien e reklamave, ne gjetëm një model të ri biznesi që jo vetëm drejtohej nga kërkimi, por gjithashtu mund të zëvendësonte këtë model në kolaps. ”
Rosen theksoi se profesionistët e industrive të ndryshme, të bazuar në fakte, me shumë do të kuptojnë se duhet të varen nga njëri-tjetri dhe se marrëdhëniet e reja me publikun do të shfaqen.
Rosen sugjeroi gjithashtu një zhvendosje drejt një modeli anëtarësimi sesa një bashkëpunim për të kompesuar të ardhurat e humbura. “Në anëtarësim ju bashkoheni me çështjen sepse besoni në punë dhe nuk ju shqetëson fakti që puna u shkon njerëzve që nuk paguajnë për të – në fakt ky është një plus”, tha ai.
Ai gjithashtu sugjeroi zhvendosjen e fokusit larg nga pasuria monetare drejt grupit të tij, i cili shqyrton kontributet dhe mbështetjen nga publiku në formën e njohurive, kohës, rrjeteve dhe shpërndarjes.
Ressa beson se e ardhmja e gazetarisë është e ndërthurur me të ardhmen e teknologjisë. “Gazetarët janë të nevojshëm sepse janë ata që kanë disiplinën. Ne kemi standardet, etikën dhe guximin ”, tha ajo.
Përgatiti: Sibora Elezaj