Ambasada e Suedisë në Shqipëri mbështet nismën e AEJ Albania, për të ndihmuar median

English version

Një javë pas letrës së hapur që Shoqata e Gazetarëve Europian të Shqipërisë ju dërgoj Presidentit Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama, Kreut të PD Lulzim Basha, Ambasadorëve të SHBA, Suedisë, OSBE, Bashkimit Europian, Këshillit të Europës, për të mbështetur krijimin e një paketë mbështetëse për median në këtë moment të vështirë sidomos në aspektin ekonomik, ka reaguar Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri zonja Elsa Hastad, që kërkon më shumë vëmendje ndaj medias në këto kohë të vështira.

Letra e plotë

Përgjigje ndaj letrës së hapur, ardhur nga AEJ Albania.

 

Përgjigje ndaj letrës së hapur të ardhur nga Shoqata e Gazetarëve Europian të Shqipërisë.

Të dashur anëtarë të shoqatës së Gazetarëve Europian seksion i Shqipërisë, në radhë të parë më lejoni t’ju falenderoj për letrën e hapur, që e mora unë personalisht dhe ambasada e Suedisë në Shqipërisë.

Dëshiroj ta filloj me një falenderim ndaj jush.

Dua t’ju falenderoj, që kërkoni vëmendjen tonë ndaj një elementi shumë të rëndësishëm për një shoqëri demokratike funksionale, që është media.

Ne kemi nevojë për një media cilësore dhe të fortë në të gjitha kohërat, por edhe më shumë në periudha të vështira.

Ne kemi nevojë që ju të na siguroni një informacion të saktë.  Ne kemi nevojë që ju të na bëni më të përgjegjshëm si shërbyes civilë, duke filluar nga mua, institucionet publike dhe politikanët.

Suedia, ka një shqetësim të shtuar për kërcënimet dhe sfidat e ruajtjes së vlerave demokratike në të gjithë botën. Ne shohim një hapësirë ​​të tkurrur për demokracinë në shumë vende.

Demokracia duhet të mbrohet çdo ditë, prandaj Suedia ka iniciuar nismën “Forcimi i Demokracisë”, si një nga fushat tona kryesore si qeveri Suedeze.

Jam krenare që Suedia është një mbështetëse e fortë e mediave globalisht dhe në Ballkanin Perëndimor.

Sidoqoftë, unë mendoj se mund të bëhet më shumë. Media është një gur themeli për demokracinë.

 

Mezi pres të vazhdoj këtë dialog me ju dhe gazetarët e tjerë në Shqipëri.

Sinqerisht,

Elsa Hastad



Leave a Reply