Këshilla për gazetarët si të mbrohen nga covid-19 gjatë punës

Nga Courtney C. Radsch

Raportimi i COVID-19

Gazetarët janë ndër punëtorët e vijës së parë të cilët janë siguruar që publiku të marrë lajmet e tij përkundër rreziqeve të koronavirusit të ri. Në shumë raste, ata duhet të luftojnë jo vetëm me rreziqet shëndetësore të COVID-19, por edhe  me rreziqet e mbulimit të trazirave civile të krijuara nga protestat që kanë përfshirë Shtetet e Bashkuara gjatë dy javëve të fundit . Ndërsa të gjithë gazetarët dhe ekuipazhet e tyre përballen me këto kërcënime, gazetarët e pavarur janë ndër më të prekurit.

Në përgjigje të pandemisë, aleanca e organizatave të lajmeve, grupet e industrisë dhe organizatave të lirisë së shtypit lëshuan një protokoll mbrojtjeje për organizatat e lajmeve , veçanërisht ata që punojnë si gazetarë të pavarur gjatë pandemisë COVID-19. Kjo u bë për shkak të shqetësimeve nga gazetarët dhe organizatat e lajmeve pasi ishin duke u përballur me sfida të pashembullta gjatë raportimit.

“Kur shpërtheu COVID-19 kuptuam se kjo do të prekë të gjithë, kjo është një histori delikate, dhe madje edhe në mjedisin më të sigurt do  të duhen masa sigurie,” tha drejtoresha ekzekutive e Aleancës ACOS, Elisabet Cantenys, organizata e cila zhvilloi protokollet dhe ka ndihmuar në rregullimin e qasjes te sigurimi për gazetarët e pavarur. “Jam e tronditur nga bisedat që kam pasur me redaktorët, ku u detyrova t’i bindja ata për rëndësinë e protokollit të sigurisë”.

Ajo shpreson që COVID-19 mund ta ndryshojë këtë.

“COVID-19 e ka bërë bisedën e sigurisë të pashmangshme, dhe kjo paraqet një mundësi,” tha Cantenys. ACOS është një kulturë e sigurisë dhe shpreson që “rreshtimi i argjendit” i koronavirusit do të frymëzojë biseda për sigurinë përtej gazetarisë së konfliktit  duke i futur ato në rutinat e redaksisë.

Të qenit i aftë për të diskutuar nevojat e sigurisë dhe implikimet e tyre të lidhura me koston e mbulimit të një tregimi, është thelbësore për t’u mundësuar gazetarëve të pavarur të punojnë me siguri, sipas ekspertëve të industrisë. Koronavirusi i ri ka çuar në mbyllje kufijsh, karantina dhe kufizime të lëvizjes, për të mos përmendur shqetësimet shëndetësore të lidhura me një virus ngjitës, të cilat ndikojnë të gjitha se si gazetarët mund të punojnë në mënyrë të sigurt.

” Ajo çfarë është ndryshe në lidhje me këtë është  ndikimi  100% të projekteve tona dhe ndryshimi në mënyrën se si ne punojmë rrënjësisht si prodhues të pavarur”, tha Jaron Gilinsky, themeluesi i platformës Storyhunter që lidh gazetarët e pavarur  me  punën e komisioneve. “Nuk kam parë gjë të tillë që kur kam themeluar kompaninë [në vitin 2012],” përfshirë shpërthimin e Ebolës dhe rrëmbimin e ISIS-it të një prej  gazetarëve të pavarur. Ata vendosën udhëzime për xhirimin e videove në terren pasi morën pyetje nga redaktorët e komisioneve dhe prodhuesit se si të procedohet.

Të gjithë gazetarët që shkojnë në detyrë tani duhet të marrin parasysh implikimet shëndetësore të bërjes së kësaj dhe të përgatiten në përputhje me rrethanat, domethënë bërja e një vlerësimi të rrezikut është më kritik se kurrë.

Anna Therese Day, një gazetare e pavarur dhe bashkëthemeluese e Frontline Freelance Register (FFR), një organizatë anëtarësie për pavarësit ndërkombëtarë, tha që në ditët e para kishte një nxitim të gazetarëve të pavarur për të mbuluar grupin e parë të shpërthimeve. Disa redaktorë të komisioneve nxituan të caktojnë histori dhe t’i vendosin njerëzit në plane pa menduar për implikimet e sigurisë ose duke siguruar kontrata me raste të paparashikuara, si kontraktimi i sëmundjes.

“Kur pandemia filloi të shpalosej, unë vetë dhe shumë anëtarë të tjerë të FFR-së morën shumë thirrje për ta mbuluar këtë për shkak të trajnimit tonë të mjedisit armiqësor, por ajo që ishte zhgënjyese për këtë ishte mungesa e një protokolli për të treguar për pandeminë dhe trajnimi ynë nuk do të përkthehet domosdoshmërisht në koronavirus ose një rrezik shëndetësor si ky, “shpjegoi ajo.

Edhe organizatat e mediave që kanë specialistë të sigurisë në staf kanë zbuluar se u është dashur të informohen me shpejtësi se çfarë do të thotë pandemia për stafin dhe pavarësit e tyre. Atyre u është dashur të azhurnojnë këshillat e tyre dhe të ndihmojnë profesionistët e pavarur të kuptojnë se si të zhvillojnë vetëdijen për situatën kur informacioni i disponueshëm në lidhje me virusin e ri nga burime të besueshme si Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka evoluar ndërsa ekspertët mësojnë më shumë.

“Si profesionistë të sigurisë duhet të adaptoheni”, tha Janelle Miller, kreu botëror i sigurisë në TIME, i cili filloi atje vetëm disa javë përpara se OBSH të shpallte pandeminë e koronavirusit, dhe i cili nuk ka përvojë në shëndet. “Ju duhet të bëni hulumtime në mënyrë që të ndjeheni të qetë për të mbrojtur stafin tuaj ( përfshirë këtu edhe punën e pavarur)”.

Sigurimi që një reporter ka pajisjet personale mbrojtëse (PPE), planifikimi para-caktimit dhe mbështetja që ata duhet të punojnë në mënyrë të sigurt është bërë kritike për çdo redaktues të komisioneve që duhet të marrë në konsideratë. Gazetarët e pavarur  janë në rrezik të veçantë sepse shpesh u mungon aksesi në PPE dhe sigurim adekuat , dhe mund të mos paguhen për një detyrë deri pas përfundimit të këtij fakti. Dhe çfarë ndodh nëse sëmuren me virusin si rezultat i caktimit? Si do të trajtohet dhe paguhet ajo?

Protokollet e sigurisë së Aleancës ACOS ofrojnë një udhëzues hap pas hapi për të menduar dhe konsideruar çështjet e sigurisë së para-caktimit të COVID-19, gjatë tij dhe më pas. Nga bërja e një plani të komunikimit në një listë themelore të PPE, protokollet janë krijuar për të bërë që redaktorët dhe gazetarët të flasin për sigurinë dhe të mendojnë se sa kushton për të mbuluar me siguri ngjarjen.

Redaktorët dhe prodhuesit e komisioneve që nuk kanë punuar me gazetarët që operojnë në një mjedis armiqësor ose zonë konflikti mund të jenë të panjohur për përdorimin e protokolleve të sigurisë.

“Për pjesën më të madhe redaktorët janë shumë të përgjegjshëm dhe kujdesen për njerëzit, fotografët, të cilët janë duke punuar për ta, por ata mund të kenë burime të kufizuara dhe nuk mund të jenë në gjendje të bëjnë gjithçka që dëshirojnë,” tha Glenna Gordon, një fotoreporter i pavarur i cili e mbuloi shpërthimin e Ebolës. Çdo drejtues i redaksisë së lajmeve do të mirëpriste të kishte një sërë të protokolleve të sigurisë për të ndihmuar redaktorët dhe gazetarët e pavarur të kuptojnë se si të marrin rreziqe të llogaritura, tha ajo.

Siç vërejnë protokollet e sigurisë , sigurimi i shëndetit dhe sigurisë së gazetarëve të një kompanie nuk është vetëm një domosdoshmëri morale, por ndihmon gjithashtu në mbrojtjen e një prej pasurive më të rëndësishme të organizatës: gazetarëve.

“Siguria po mbron produktin tuaj, gazetarët tuaj. Ju më mirë sigurohuni që të gjitha këto pasuri janë duke funksionuar, “tha Cantenys.

Nga Courtney C. Radsch, drejtori i avokimit në Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve dhe anëtar themelues i Aleancës ACOS.

Pregatiti: Xhorxhina Deda

 

 

 



Leave a Reply