AEJ Shqipëri: hetimi ndaj Lapsi.al akt intimidimi

Shoqata e Gazetarëve Europian seksioni shqiptar (AEJ Albania)
Shoqata e Gazetarëve Europian seksioni shqiptar (AEJ Albania) shpreh shqetësimin për vendimin e institucioneve të drejtësisë ndaj gazetarëve Armand Shkullaku dhe Andi Bushati, lidhur me publikimin në median e tyre, Lapsi.al të informacioneve që denoncojnë keqpërdorimin e të dhënave të qytetarëve për motive politike.
Hetimi i SPAK dhe vendimi i Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e serverit të redaksisë dhe telefonave celularë të gazetarëve është një akt i paprecedentë që intimidon mediat dhe kërcënon publikisht gazetarët në ushtrimin e detyrës së tyre.
Thirrja në prokurori e gazetarëve dhe ngritja e akuzave që duhet të drejtoheshin drejt institucioneve shtetërore që kanë përgjegjësi për sigurimin e të dhënave, krijon një klimë presoni ndaj gazetarëve dhe gjithë mediave që denoncojnë raste të abuzimit të zyrtarëve.
Vendimet e institucioneve të drejtësisë ndaj gazetarëve të Lapsi.al, në vend t’i shërbejnë zbardhjes së të vërtetës për keqpërdorimin të dhënave, po godasin hapur bazat themelore mbi të cilat funksion media dhe e drejta për informimin publik.



Leave a Reply