President of AEJ AlbaniaFounder & CEO

areas of expertise
  • Arbër Hitaj është gazetar shqiptar dhe drejtues i emisionit që flet për diplomacinë, ekonominë dhe politikën PASSPORT.[1]
  • Fillimin e karrierës e ka patur në Janar 2007 në Radio Televizionin ORA NEWS, duke punuar si gazetar për lajmet nga rajoni dhe bota.
  • Nga viti 2008 deri në 2011 ka punuar si gazetar dhe redaktor I lajmeve nga rajoni dhe bota dhe me pas në sektorin e politikës në TV KOHA.
  • Prej 2011-2014 ka punuar në televizionin e njohur NEWS 24, duke mbuluar sektorin e politikës. Nga Shkurt 2014-Shtator 2015 ka punuar si gazetar i politikës në Televizionin A1 REPORT.
  • Shtator 2015-Shtator 2017, ka punuar si Këshilltar për Mediat dhe Komunikimin në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës.
  • Në Tetor 2017, fillon emisionin PASSPORT në RTV SCAN, emisioni I fokusuar në raportet ekonomiko-politike dhe kulturore që Shqipëria ka me vendet e rajonit, të Bashkimit Europian e më gjerë. Të ftuarit e emisionit janë Ambasador të akredituar në Shqipëri, apo edhe ekspertë në diplomaci dhe ekonomi.
  • Gjithashtu Arbër Hitaj, numëron edhe një numër të madh artikujsh të publikuara në mediat më të njohura në vend, rreth diplomacisë, ekonomisë dhe integrimit në Bashkimin Europian.
  • Ai është diplomuar në Universitetin e Tiranës, dega “Shkenca Politike” në vitin 2008 dhe Master për Qeverisje dhe Politika Publike.
  • Zotëron shumë mirë gjuhën agleze, italiane dhe greke.