Liria e medias është një parim irëndësishëm në të gjithë Europën dhe në Botë. Por gjithashtu ky parim mund të cënohet lehtësisht ose të vihet në rrezik nga politika, apo faktorë të ndryshëm. AEJ me anëtarët e shpërndarë në të gjithë kontinentin, është e vendosur të ruajë gjurmët se si parimi nderohet në botën reale, dhe dëshminë e një tendence në rritje për të prishur komoditetin komercial ose qëllimet politike.
Në vitin 2006, AEJ vendosi të fillojë këtë përpjekje të re në kongresin vjetor në Oviedo. William Horslay, ish-korrespondenti BBC dhe kryetar i sesionit Mbretërinë e Bashkuar, udhëheq projektin si përfaqsues i AEJ Media Freedom Representive. Në vitin 2007, studimi i pare i AEJ për lirinë e medias përreth Europës – “Mirupafshim lirise?”, u publikua në Kongresin e Dublinit në Nëntor. Një studimi i dytë u publikua në Shkurt 2008, duke përditësuar dhe zgjeruar të parin. Një koleksion i ri i rapoteve u publikua në Kongresin e AEJ në Linzë në Nëntor 2008, duke u fokusuar në trasmetimet publike dhe besimin në media.
Në Kongresin e AEJ në Maastricht në vitin 2009, Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut Thomas Hammarberg bëri thirrje për qeveritë, gazetarët dhe shoqërinë civile në të gjithë Evropën për të sjellë para drejtësisë të gjithë ata që janë përgjegjës për vrasjet dhe sulmet që kanë target gazetarët në Rusi, Turqi, Ukrainë dhe disa vende të tjera në vitet e fundit.
Kongresi i AEJ në Ordu, Turqi në tetor 2010 mori raportet e fundit rreth shkeljeve serioze të lirive të mediave legjitime në Armeni, Bjellorusi, Bullgari dhe Ukrainë. Birgitta Jonsdottir MP, autorja e Iniciativës së Medias Moderne Islandeze, paraqiti një axhendë për mbrojtjen më të mirë të sigurisë dhe të të drejtave profesionale të gazetarëve, të cilët janë nën kërcënim nga ligjet dhe praktikat në vendet në shumë pjesë të Evropës. Islanda ka vendosur veten si një “strehë” për gazetarët dhe avokatët. Znj.Jonsdottir gjithashtu synon, me mbështetjen e mediave kryesore dhe grupeve të të drejtave civile. për të shtypur institucionet kryesore Evropiane dhe të BE-së për të hequr ligje dhe praktika arbitrare dhe të panevojshme të cilat po e shkatërrojnë reputacionin e Evropës si një model për të tjerët për lirinë e medias dhe lirinë e fjalës.