18 Dhjetor. Përfaqësues të shoqatave të Gazetarëve vendase, gazetarë të ndryshëm dhe qytetarë të thjeshtë, kanë marrë pjesë në protestën e thirrur nga shoqatat e gazetarëve, që kundërshtojnë ligjet e reja për mediat online të propozuara nga mazhoranca në pushtet.
Protesta u zhvillua vetëm pak metra nga salla e parlamentit të Shqipërisë, ku kryeministri e mbrojti këtë ligj duke akuzuar jo pak herë mediat dhe gazetarët për abuzim me fjalën e tij. Madje përmedi dhe emra gazetarësh duke përdorur një gjuhë aspak normale dhe fyese. Shoqatat e gazetarëve dhe qytetarët e thjeshtë, e konsideruan këtë ligj si tejet problematik dhe që do të ndikojë në mënyrë direkte në lirinë e medias online dhe jo vetëm, pasi ky ligj i jep të drejtën Këshillit të Ankesave që gjobisë, ul kohëzgjatjen e liçensës së një portali madje shkon më tej, duke patur në dorë edhe mbylljen përfundimtare, pa kaluar më parë në një proces gjyqësor. Në shenjë simbolike protestuesit mbain një shall të zi, duke e konsideruar 18 dhjetorin një ditë të zezë për demokracinë në Shqipëri.