Reagim, AEJ dënon intimidimin e gazetares Ambrozia Meta!
- March 19, 2024
- Posted by: shoqata1
- Category: LAJME
Shoqata e Gazetarëve Europianë, seksioni shqiptar, dënon situatën e krijuar ditën e sotme mes Kryeministrit Edi Rama dhe gazetares Ambrozia Meta.
Gazetarja Meta duke kryer detyrën e saj po këmbëngulte për të marrë një përgjigje nga kryeministri Rama mbi një projekt për zhvillimin e resorteve në ishullin e Sazanit në Vlorë, por u përball me gjuhë intimiduese deri në cenim të integritetit fizik.
Prekja fizike e gazetares është cenim i Kodit të Etikës dhe i integritetit fizik. AEJ dega Shqipëri dënon sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave duke i vlerësuar si të papranueshme.
AEJ inkurajon çdo media dhe gazetaren Meta që mos intimidohet në profesionin e saj nga politika apo grupe të tjera të interesit. AEJ do të informojë platformat ndërkombëtare për këtë incident!