AEJ-Albania

Shoqata e Gazetarëve Europianë, dega Shqipëri, thirrje autoriteteve të zbardhin kërcënimin ndaj CEO të MCN Media, Endi Meksi.

Shoqata e Gazetarëve Europianë, dega Shqipëri, i bën apel autoriteteve të Policisë dhe Prokurorisë të zbardhin sa më parë kërcënimin serioz ndaj drejtorit ekzekutiv të MCN Media, Endi Meksi.​Në denoncimin e bërë publik edhe nga vetë zoti Meksi, persona të maskuar dhe të armatosur e kanë kërcënuar atë fizikisht në ambientet e jashtme të medias që ai drejton.

Ky kërcënim përbën një element serioz ndaj lirisë editoriale të medias MCN, prandaj policia duhet ta zbardhë sa më parë si ngjarje dhe të vendosë para drejtësisë përgjegjësit.
​Një klimë e tillë nxit urrejtje ndaj të gjithë punonjësve të medias dhe drejtuesve të saj, çfarë e bën të patolerueshme përsëritjen.

Ne kërkojmë dhe bëjmë thirrje për veprime të menjëhershme të autoriteteve për të garantuar sigurinë e gazetarëve dhe drejtuesve të medias si dhe lirinë e shprehjes në vend.

Exit mobile version