AEJ-Albania

Shoqatat botërore dënojnë sulmin e drejtuesit të AEJ Shqipëri nga zëdhënësja e rithemelimit Silvi Bardhi

 

Sulmi i paprecendentë i komisionit të rithemelimit me anë të një deklarate për shtyp të zëdhënëses së Sali Berishës, Silvi Bardhi, ka sjell reagime të ashpra nga faktori ndërkombëtar në Europë e më gjerë. Në një reagim zyrtar Federata e Gazetarëve Europian, me drejtues Antonio Gutierrez shprehu solidaritet me gazetarin dhe drejtuesin e AEJ Shqipëri Arbër Hitaj, duke e konsideruar të papranueshme sulmin ndaj tij dhe familjes së tij nga zyrtarja e rithemelimit.

Reagime erdhën edhe presidentja Isaia Tsaisodou që e quajti të papranueshme këtë gjuhë dhe sulm nga Hitajt, vetëm se mbajti që një qëndrim të drejtë. Në cilësinë e presidentes së AEJ, ajo tha se sulmi ndaj Hitajt tregon se politika shqiptare nuk e respekton median dhe shoqatat ndërkombëtare, por i intimidon dhe kërcënon si bëri Silvi Bardhi në emër të rithemelimit.

Gjuhë fyese dhe tejet të e konsideroi edhe gazetari i njohur Austriak Otmar Lahodinsky, që shprehu solidaritet ndaj gazetarit Hitaj, duke e dënuar ashpër gjuhën e Silvi Bardhit nga presidentit të AEJ Shqipëri, Hitaj.

Incidenti i rëndë u paraqit dhe raportua në gjithë platformat e huaja si një ngjarje e paprecendë.

Exit mobile version