Xhorxhina Deda

Member of AEJ Albania

areas of expertise
  • Xhorxhina Deda është eksperte sondazhesh me një eksperiencë të gjatë në fushën e kërkimit shkencor.
  • Ajo është diplomuar në Universitetin “Aleksandë Moisiu”, Durrës, dega “ Marrëdhënie me Publikun” dhe Master për” Qeverisje dhe Politika Publike” në Universitetin e Tiranës.
  • Në vitin 2017 ka qenë vullnetare e Institutit të Studimeve Politike për realizimin e sondazhit në lidhje me pjesëmarrjen e grave në politikë.
  • Në vitin 2016 ka patur pjesëmarrje të suksesshme në trajnimin “ Vota ime Politike” nga ku është inspiruar për punime në lidhje me votën politike sidomos të të rinjve.
  • Pjesëmarrëse në Workshop-e të realizuara nga ASAN, Rrjeti I Studentëve Shqiptarë në botë, me tema që lidhen me zgjerimet e Bashkimit Europian, antarësimi I Shqipërisë dhe Ballkani Perëndimor si dhe programet për të rinjtë.
  • Pjesëmarrëse në workshop-et e Erasmus+ dhe Jean Monnet mbi mundësite e të rinjve për të studiuar në vendet e Europës.
  • Në vitin 2017 ka qenë pjesëmarrëse e Trajnimit nga koalicioni “Drejtësi për të gjithë” I cili ka forcuar rolin e shoqërisë civile dhe studentëve mbi reformën në drejtësi dhe ndryshimet kushtetuese.
  • Gjatë studimeve të saj në nivelin Master ka qenë e dalluar si kordinatore grupi dhe vullnetare në realizimin e shumë trajnimeve brënda Universitetit dhe ka dhënë ndihmë në procesin e akreditimit.
  • Numëron disa letra referencash të fituara nga performanca e saj universitare.
  • Zotëron mirë gjuhën angleze.
sqAlbanian
en_USEnglish sqAlbanian