Shoqata e Gazetarëve Europian seksioni shqiptar, shpreh shqetësimin e thellë për arrestimin e gazetarit Xhoi Malësia nga policia ndërsa ishte duke ushtruar detyrën e gazetarit dhe po raportonte nga protesta.
AEJ I bën apel policisë ta lirojë në mënyrë të mënjehershme kolegun Malësia dhe të fillojë një hetim të thellë për këtë ngjarje të rëndë, që fatkejsisht po ripërsëritet.
- AEJ shpreh shqetësimin për një klimë të thellë armiqësore ndaj punonjësve të medias që janë evidentuar në dhunë verbale dhe fizike nga drejtuesit e Policisë së Shtetit. Për episodet e fundit AEJ do të informojë edhe institucionet europiane që mbrojnë lirinë e medias.