AEJ Shqipëri, dënon arrestimin e gazetarit Xhoi Malësia gjatë punës

Shoqata e Gazetarëve Europian seksioni shqiptar, shpreh shqetësimin e thellë për arrestimin e gazetarit Xhoi Malësia nga policia ndërsa ishte duke ushtruar detyrën e gazetarit dhe po raportonte nga protesta.

AEJ I bën apel policisë ta lirojë në mënyrë të mënjehershme kolegun Malësia dhe të fillojë një hetim të thellë për këtë ngjarje të rëndë, që fatkejsisht po ripërsëritet.

  1. AEJ shpreh shqetësimin për një klimë të thellë armiqësore ndaj punonjësve të medias që janë evidentuar në dhunë verbale dhe fizike nga drejtuesit e Policisë së Shtetit. Për episodet e fundit AEJ do të informojë edhe institucionet europiane që mbrojnë lirinë e medias.


Leave a Reply

This website uses cookies and asks your personal data to enhance your browsing experience. We are committed to protecting your privacy and ensuring your data is handled in compliance with the General Data Protection Regulation (GDPR).