AEJ-Albania

Reagim i Shoqatës së Gazetarëve Europianë për Shpalljen ‘Non Grata’ të Gazetarit Artan Hoxha

Shoqata e Gazetarëve Europianë (AEJ) shpreh shqetësimin e thellë dhe dënon ashpër vendimin e autoriteteve greke për shpalljen “Non Grata” të gazetarit shqiptar Artan Hoxha.

​Ky vendim është krejtësisht i papranueshëm dhe aspak normal për një vend anëtar të Bashkimit Europian.

​Qeveria greke duhet të ndalojë menjëherë këtë praktikë të gabuar. Kufizimi i lirisë së një gazetari për të udhëtuar dhe raportuar, pa dhënë arsye bindëse dhe transparente, minon themelet e demokracisë dhe parimet bazë të BE-së, të cilat Greqia duhet t’i respektojë.

​AEJ dega Shqipëri u bën thirrje autoriteteve greke:

​Të anulojnë sa më shpejt vendimin kundër zotit Hoxha.

​Të sqarojnë publikisht arsyet e këtij vendimi.

​Të garantojnë që gazetarët, si Artan Hoxha ashtu edhe të tjerët, mund të ushtrojnë profesionin e tyre lirisht dhe pa frikë nga ndëshkimet politike.

​Liria e shtypit nuk është një opsion, por një domosdoshmëri për çdo shtet europian. AEJ Dega Shqipëri solidarizohet plotësisht me gazetarin Hoxha dhe angazhohet ta ngrejë çështjen në instancat europiane

Exit mobile version