Reagim i Shoqatës së Gazetarëve Europianë për Shpalljen ‘Non Grata’ të Gazetarit Artan Hoxha
- November 29, 2025
- Posted by: shoqata1
- Category: LAJME
Shoqata e Gazetarëve Europianë (AEJ) shpreh shqetësimin e thellë dhe dënon ashpër vendimin e autoriteteve greke për shpalljen “Non Grata” të gazetarit shqiptar Artan Hoxha.
Ky vendim është krejtësisht i papranueshëm dhe aspak normal për një vend anëtar të Bashkimit Europian.
Qeveria greke duhet të ndalojë menjëherë këtë praktikë të gabuar. Kufizimi i lirisë së një gazetari për të udhëtuar dhe raportuar, pa dhënë arsye bindëse dhe transparente, minon themelet e demokracisë dhe parimet bazë të BE-së, të cilat Greqia duhet t’i respektojë.
AEJ dega Shqipëri u bën thirrje autoriteteve greke:
Të anulojnë sa më shpejt vendimin kundër zotit Hoxha.
Të sqarojnë publikisht arsyet e këtij vendimi.
Të garantojnë që gazetarët, si Artan Hoxha ashtu edhe të tjerët, mund të ushtrojnë profesionin e tyre lirisht dhe pa frikë nga ndëshkimet politike.
Liria e shtypit nuk është një opsion, por një domosdoshmëri për çdo shtet europian. AEJ Dega Shqipëri solidarizohet plotësisht me gazetarin Hoxha dhe angazhohet ta ngrejë çështjen në instancat europiane