Roland Qafoku

Vice President of AEJ AlbaniaPresident Nderi of AEJ Albania

areas of expertise

Është një gazetar i njohur në median shqiptare. Ai ka punuar prej vitit 2013 e në vazhdim, si autor dhe drejtues i emisionit “DEBATI NE CHANNEL ONE” në televizionin “Channel One”.

10 QERSHOR 2011- 8 DHJETOR 2012, drejtues i emisioneve “ARENA” dhe “INTERVISTA NGA ROLAND QAFOKU” në Planet Tv.

RTV “ORA NEWS”
20 PRILL 2009- 10 QERSHOR 2011, drejtor i Informacionit në RTV “ORA NEËS”.
RTV “ORA NEWS”
-20 PRILL 2009-10 QERSHOR 2011, drejtues i emisioneve INTERVISTA në edicionin e lajmeve të orës 20.00 ne ORA NEËS si dhe drejtues i emisionit “PERISKOP”.

GAZETA “TIRANA OBSERVER”
15 JANAR 2005- 20 PRILL 2009, bashkëthemelues dhe kryeredaktor drejtues i gazetës “TIRANA OBSERVER”.
GAZETA “PANORAMA”
10 PRILL 2003-15 JANAR 2005, kryeredaktor-drejtues i gazetës “PANORAMA”.
GAZETA “KOHA JONE”
1997-2000, reporter i kronikës së zezë
2000-2003, zëvendëskryeredaktor dhe redaktor i kronikës së zezë, redaktor i rretheve dhe redaktor i çështjeve Sociale dhe Ekonomike.
REVISTA “AKS”
-1998-2000, gazetar i revistës javore “AKS” (ART-KULTURE-SPORT). Kjo revistë ishte pjesë e gazetës “KOHA JONE”.
RADIO ‘KOHA”
1999. Cikël emisionesh të kronikës së zezë në Radio “Koha”, radio që ishte pjesë e Multimedias “Koha Jonë”. Ishte e para radio informative në Shqipëri.

TV “KOHA”
10 DHJETOR 2000- 15 QERSHOR 2001, drejtor i Lajmeve në “TV KOHA”.
BASHKËPUNIME
Me shkrime dhe analiza në disa gazeta si “Albanian Free Press”, “Panorama”, “Koha Jonë”, etj.

VLERESIME

6 Prill 2019, New York
Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” vlerësim me çmim si fitues i konkursit për librin më të mirë në 110 vjetorin e gazetës Dielli, me librin 100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar 1912-2017.

16 Dhjetor 2014, Tiranë
Vlerësuar me çmim special për dokumentarin “Shqiptarët e Luftës së Dytë Botërore” të transmetuar si pjesë e emisionit “DEBATI NË CHANNEL ONE”, dhënë nga Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë.

Qershor 2009, (si drejtor i Informacionit në TV ORA NEWS)
Bordi i Monitorimit të Medias vlerëson TV ORA NEWS si një nga televizionet më të balancuara gjatë pasqyrimit të fushatës elektorale të partive në zgjedhjet parlamnetare.

2007, Tiranë
Vlerësuar me çmim special për essenë më të mirë të botuar në gazetë në konkursin e organizuar për rolin e gruas në shoqërinë shqiptare. Çmimi u dha për essenë me titull “E imja Shota”, të botuar në gazetën “Tirana Observer”.

EDUKIMI
Diplomuar në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”, Tiranë
Diplomuar në Universitetin e Tiranës për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Fakultetin Histori-Filologji
Ne vitin 2019 ka marre titullin akademik doktor shkencash (PH.D) në gazetari.

BOTIME, LIBRA STUDIMORË
1. Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë. Nga Ismail Qemali te Edi Rama. Shtëpia Botuese “Onufri”, nëntor 2015.

2. 100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar, 1912-2017. Shtëpia botuese “West Print”, dhjetor 2017.

sqAlbanian
en_USEnglish sqAlbanian