Kongresi i AEJ

Kongresi i përgjithshëm i shoqatës së Gazetarëve Europian u zhvillua në qytetin e Agrinios në Greqi në dt 30 Nëntor. Në këtë takim të rëndësishëm, u bë pranimi dhe prezantimi zyrtar i seksionit shqiptar dhe atij maltez. Në hapjen e mbledhjes gazetari dhe themeluesi i AEJ Albania Arbër Hitaj, mbajti edhe fjalën e tij duke njohur të ftuarit me zhvillimet mediatike dhe shoqatën që po hapej në Shqipëri. Pas prezantimi dy kandidatët për President me një mandat 2 vjecar mbajtën edhe fjalën e tyre duke prezantuar edhe platformat respektive. Prezantime pati edhe nga kandidatët e tjerë për zv president, sekretarët e përgjithshëm.
Në përfundim të votimeve u rezultatet ishin si më poshtë:

•    Otmar Lahodynsky, president AEJ Austria

•    3 zëvëndës President,  Saia Tsaousidou AEJ Greqi
•    Javier Fernandez Arribas AEJ Spanjë
•    Oana Enacescu AEJ Rumani
•    Tibor Macak AEJ Sllovaki sekretar i përgjithshëm

This website uses cookies and asks your personal data to enhance your browsing experience. We are committed to protecting your privacy and ensuring your data is handled in compliance with the General Data Protection Regulation (GDPR).