AEJ-Albania

AEJ Shqipëri, shoqata e parë që trajnon gazetarët për COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë bashkë me Shoqatën e Gazetarëve Europianë seksioni Shqiptar dhe Ministrinë e Shëndetësisë, organizuan një cikël trajnimesh online me gazetarët shqiptarë për t’ju rritur njohuritë për të raportuar për problemet e shëndetit. Trajnimet kishin si qëllim që të informonin gazetarët në lidhje me gjetjet më të fundit për Covid 19 dhe format më korrekte që duhet të ndiqen në raportim.

Në të treja trajnimet e rëndësishme ishin ekspertë ndër më mirët nga OBSH dega e Shqipërisë por edhe nga qëndra e saj për rajonin e Ballkanit. Pjesëmarrja në gjithë trajnimet ishte e lartë dhe gazetarët shprehën dëshirën që kjo traditë të vijojë, për të rritur cilësinë e raportimeve dhe mos rënien pre e lajmeve të rreme.

Shoqata e Gazetarëve Europian të Shqipërisë, është organizata e parë në Shqipëri dhe rajon që zhvillon një cikël të dedikuar trajnimesh me gazetarët për raportimin sa më korrekt të problemeve që lidhen me shëndetësinë si pasojë e pandemisë shkaktuar nga COVID-19.