AEJ Shqipëri, shoqata e parë që trajnon gazetarët për COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë bashkë me Shoqatën e Gazetarëve Europianë seksioni Shqiptar dhe Ministrinë e Shëndetësisë, organizuan një cikël trajnimesh online me gazetarët shqiptarë për t’ju rritur njohuritë për të raportuar për problemet e shëndetit. Trajnimet kishin si qëllim që të informonin gazetarët në lidhje me gjetjet më të fundit për Covid 19 dhe format më korrekte që duhet të ndiqen në raportim.

  • Trajnimi parë u zhvillua në muajin 21 Tetor 2020, dhe objekti kryesor ishte zhvillimi i vaksinës kundër Covid 19. Gazetarët u interesuan duke pyetur ekspertët e OBSH në lidhje me grupet vulnerabël që do të vaksinohen të parët, periudhën se kur do të shpërndahet apo efektet anësore që mund të japë në shëndet.
  • Trajnimi dytë u zhvillua në datën 2 Dhjetor 2020, me objektiv sqarimin e gazetarëve për lajmet e rreme që qarkullojnë në lidhje me Covid-19, por edhe mënyrat se si do të mund të evitohen nga gazetarët, që të mos të bëhen pa dashje përçues të lajmeve të rreme. Pjesë e rëndësishme ishte edhe trajtimi i çështjes së stigmatizimit të personave që kanë kaluar COVID-19.
  • Trajnimi i tretë u mbaj në datën 17 Dhjetor 2020, me fokus te vetëvrasjet, po si pasojë e Covid-19, ose të lidhura më të. Ekspertët informuan gazetarët se cila mund të ishte mënyra më e mirë në raportimet e tyre për të ndikuar në zvogëlimin e këtij fenomeni.

Në të treja trajnimet e rëndësishme ishin ekspertë ndër më mirët nga OBSH dega e Shqipërisë por edhe nga qëndra e saj për rajonin e Ballkanit. Pjesëmarrja në gjithë trajnimet ishte e lartë dhe gazetarët shprehën dëshirën që kjo traditë të vijojë, për të rritur cilësinë e raportimeve dhe mos rënien pre e lajmeve të rreme.

Shoqata e Gazetarëve Europian të Shqipërisë, është organizata e parë në Shqipëri dhe rajon që zhvillon një cikël të dedikuar trajnimesh me gazetarët për raportimin sa më korrekt të problemeve që lidhen me shëndetësinë si pasojë e pandemisë shkaktuar nga COVID-19.



Lini një Përgjigje

sqAlbanian
en_USEnglish sqAlbanian