Kongresi i AEJ
Kongresi i përgjithshëm i shoqatës së Gazetarëve Europian u zhvillua në qytetin e Agrinios në Greqi në dt 30 Nëntor. Në këtë takim të rëndësishëm, u bë pranimi dhe prezantimi zyrtar i seksionit shqiptar dhe atij maltez. Në hapjen e mbledhjes gazetari dhe themeluesi i AEJ Albania Arbër Hitaj, mbajti edhe fjalën e tij duke njohur të ftuarit me zhvillimet mediatike dhe shoqatën që po hapej në Shqipëri. Pas prezantimi dy kandidatët për President me një mandat 2 vjecar mbajtën edhe fjalën e tyre duke prezantuar edhe platformat respektive. Prezantime pati edhe nga kandidatët e tjerë për zv president, sekretarët e përgjithshëm.
Në përfundim të votimeve u rezultatet ishin si më poshtë:
• Otmar Lahodynsky, president AEJ Austria
• 3 zëvëndës President, Saia Tsaousidou AEJ Greqi
• Javier Fernandez Arribas AEJ Spanjë
• Oana Enacescu AEJ Rumani
• Tibor Macak AEJ Sllovaki sekretar i përgjithshëm