AEJ dega Shqipëri dënon intimidimin e gazetares Rudina Muça!

AEJ dega Shqipëri dënon intimidimin e gazetares Rudina Muça!

Shoqata e gazetarëve Europian dega Shqipëri, shpreh shqetësimin për intimidimin e gazetares Rudina Muça për shkak të punës së saj.

Kolegia Muça denoncon presionet që i janë bërë motrës së saj nga Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, pas publikimit të lajmit për përhapjen e sëmundjes së bruçelozës nga kafshët te njerëzit, në 11 raste.

Presionet sipas vetë koleges Muça, shkojnë deri në kërcënime për largim nga puna të motrës të saj, që punon prej vitesh në një institucion varësie të kësaj Ministrie. Ky intimidim është tëresisht i papranueshëm dhe cënon rëndë lirinë e medias dhe punën e gazetares Muça.

AEJ dega Shqipëri shpreh shqetesimin për këtë sjellje të papranueshme nga një zyrtar publik si rasti i zonjës Denaj, dhe apelon për ndalim urgjent të kësaj sjellje arrogante.

Për çdo situatë problematike si rasti në fjalë, do të informohen partnerët ndërkombëtare. Ndërkohë shprehim mbështetjen maksimale për gazetaren Rudina Muça!

 

 

 



Leave a Reply

This website uses cookies and asks your personal data to enhance your browsing experience. We are committed to protecting your privacy and ensuring your data is handled in compliance with the General Data Protection Regulation (GDPR).