Shoqata e gazetarëve europian dega Shqipëri dënon deklaratat e deputetit të PD Flamur Noka ndaj gazetarit dhe botuesit Carlo Bollino.

Shoqata e gazetarëve europian dega Shqipëri dënon deklaratat e deputetit të PD Flamur Noka ndaj gazetarit dhe botuesit Carlo Bollino.

Shoqata Ndërkombëtare e Gazetarëve Evropianë – Seksioni Shqiptar (AEJ Albania) dënon gjuhën linçuese të përdorur në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë nga deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ndaj gazetarit dhe botuesit Carlo Bollino, si dhe ndaj grupit mediatik Report TV.

Të përdorësh institucionin më të lartë përfaqësues të vendit për të sulmuar personalisht dhe profesionalisht një gazetar është një praktikë e papranueshme dhe e rrezikshme për lirinë e shtypit dhe demokracinë. Etiketimet fyese, linçimet publike dhe sulmet verbale ndaj përfaqësuesve të medias krijojnë një klimë presioni dhe frike që dëmton rëndë fjalën e lirë dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.

AEJ Albania i bën thirrje drejtuesve të opozitës dhe maxhorancës të distancohen nga kjo gjuhë dhe  Kuvendin e Shqipërisë ta kthejnë në shembull të debatit civil dhe demokratik, jo sulmeve personale dhe baltosjes së mediave dhe gazetarëve.

AEJ dënon gjithashtu sulmet ndaj gazetarëve te kronikës nga drejtues të Partisë së Lirisë, si një e papranueshme e komunikimit publik e demokratik.



Leave a Reply

This website uses cookies and asks your personal data to enhance your browsing experience. We are committed to protecting your privacy and ensuring your data is handled in compliance with the General Data Protection Regulation (GDPR).