AEJ Albania kundër draftit ligjor të Qeverisë për Mediat
- December 12, 2019
- Posted by: shoqata1
- Categories: International, LAJME
DEKLARATE
Shoqata e Gazetarëve Europian seksioni Shqiptar, pasi është njohur me draftin e propozuar nga mazhoranca qeverisëse për pakën antishpifje, shpreh shqetësimin e saj se ky draf cënon lirinë e medias online.
AEJ Albania, I bashkohet qëndrimit të 15 shoqatave të tjera dhe qëndrimin të OSCE, se ky draft ka shumë probleme dhe ndikon direkt në lirinë e medias online. Paketa antishpifje, që si synim ka të ndalojë shpërndarjen e lajmeve të pavërteta, në fakt reflekton kërkesat e kryeministrit Edi Rama dhe jo të publikut shqiptar, komunitetit të medias dhe shoqatave që i mbrojnë ato.
Rreth 15 shoqata gazetarësh e kanë kritikuar ashpër këtë nisëm ligjore duke e konsideruar draftin një rrezik për lirinë e medias dhe nuk i japin zgjidhje asnjë problemi tjerër, që lidhet me lajmet e rreme, propagandën, gjuhën e urrejtjes dhe shpifjen.
Ligji është kritikuar edhe nga përfaqësues të Bashkimit Europian dhe OSBE, duke kërkuar qasje më të buta dhe jo kaq të ashpra. Përfaqësuesja e Këshillit të Europës tha se rregullimi i medias online nuk është në përputhje me Këshillin Europës, prandaj më parë duhet që të punohet me strategjinë për median online dhe offline.
Ndërsa përfaqësuesje e OSBE për mediat në Tiranë, Irina Radu tha se njerëzit i adresohen medias online me shumë, sepse janë më të lira dhe më pak të kontrolluara. Më herët qëndrim kritik ka patur edhe përfaqësuesi për lirinë e medias në OSCE Harlem Desir, I cili rekomandoj rishikim të draf ligjit nga qeveria.
Reagime ka patur edhe nga gazeta prestigjoze The New York Times, për ta rishikuar edhe njëherë këtë draft që mund të cënojë lirinë e medias online.
Ligji që është hartuar pa konsultat fillestare me shoqatat e gazetarëve, por është mbajtur I fshehtë deri pak javë ma parë. Ligji I jep tagrin ligjor AMA (Albanian Media Audio Visual Agency), të gjobisë media online në bazë të aneksave të palevë të treta, ose urdhërojë mbylljen e aksesit në internet në Shqipëri ose vendos gjoba nga 100 mijw deri nw 8 milion lekë të vjetra (rreth 6500 euro max). Madje I jep të drejtën AKEP (Electronic and Postal Communications Authority), një institucion ku drejtuesit zgjidhen po nga partite politike që të mbyllë media online pa një proçedurë të mirëfilltë ligjore në fillim të ankesës nga një palë e tretë, çka rrit ndjeshëm censurën dhe rrezikun për vetëcensurë në media.
Gjithashtu vendosja e taksës 20% për mediat online ndërsa për ato televizive 6%, tregon edhe njëherë qëllimin dashakeq të kësaj nisme të ardhur nga partia pushtet ndaj mediave online me qëndrime kritike ndaj saj. Sipas të dhënave mediat tradicionale janë ato që kanë edhe xhiron më të lartë vjetore në të ardhura dhe nuk mund të jenë ato që tatohen më pak.
AEJ Albania thekson se vetërregullimi është zgjidhja më e mirë për median shqiptare, sepse çdo ndërhyje politike cënon pavarësinë dhe ka ndikim negative për demokracinë e vendit.
Për këto arsye, I bën thirrje Qeverisë dhe deputetëve që të mos votojnë këtë nisëm ligjore dhe ta tërheqin atë. Votimi i saj rrezikon ta kthejë vendin hapa prapa në lirinë medias dhe të mos japë efekt pozitivë për procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
Ky zhvillim ka shkaktuar edhe reagim të fortë ndërkombëtar si nga prestigjozja NYTimes, Federata e Gazetarëve etj.