AEJ Shqipëri, dënon dhunën që policia ka ushtruar ndaj gazetarit Alfred Lela
- May 17, 2020
- Posted by: shoqata1
- Category: LAJME
REAGIM
Shoqata e Gazetarëve Europian të Shqipërisë, dënon me ashpërsin më të madhe dhunën e pajustifikuar që policia e shtetit ka ushtruar ditën e sotme ndaj gazetarit Alfred Lela, para Teatrit Kombëtar, dhe kameramanit të Televizionit të Report TV, edhe pse ky i fundit kishte mjet identifikimi.
Dhuna e ushtruar ndaj gazetarit Lela duke e arrestuar dhe tërhequr zvarrë si të ishte një kriminel, dhe goditja e kameramanit të Report TV, janë sinjal se qeveria nuk pranon zëra kritikë, duke shkelur hapur parimet e demokracisë. Gjithashtu dhuna është shkelje e hapur e ligjeve dhe akteve normative.
I bëjmë thirrje Ministrit të Brëndshëm dhe drejtuesve të Policisë së Shtetit të ndalojnë dhunën ndaj cdo gazetari dhe qytetari që ushtron të drejtën themelore, atë të protestës paqësore.
Skena të tilla po krijojnë një imazh jashtëzakonisht negativ për imazhin e vendit. AEJ Albania dënon me ashpërsinë më të madhe këto veprime, dhe do protestoj fuqishëm edhe në institucionet ndërkombëtare europiane.