AEJ Shqipëri, thirrje kompanisë ACROMAX për transparencë për bllokimin e kanalit CNA media!
- June 12, 2024
- Posted by: shoqata1
- Category: LAJME
No Comments
Media CNA ka ngritur shqetësimin se ka patur një bllokim të kanalit të saj në youtube, nga kompania ACROMAX si përfaqësuesja zyrtare e kompanisë Youtube në Shqipëri, pa të drejtë dhe në shkelje të lirisë së medias.
Raste të tilla nga kompania ACROMAX janë bërë të përsëritura, duke ndikuar në aktivitetin e disa mediave dhe duke i penalizuar në punën e tyre. Duke mos dhënë arsye të qarta!
AEJ dega Shqipëri solidarizohet me kolegët e CNA, dhe i bël apel të fortë kompanisë ACROMAX që të ndalojë menjëherë marrjen e masave kaq penalizuese, ndaj mediave duke ndikuar direkt në misionin e medias për informim të publikut.
Ndërkohë për këtë rast do të informojë dhe platformat ndërkombëtare!