AEJ Zhvillon Kongresin e 2019 në Paris, Francë
- December 12, 2019
- Posted by: shoqata1
- Categories: International, LAJME
6 Dhjetor, Shoqata e gazetarëve Europian, ka zhvilluar konferencën vjetore me temë, Europa nuk është më një vend I sigurt për gazetarët. Konferenca që u pasua edhe nga punimet e kongresit vjetor të AEJ, me pjesëmarrës delegatë nga gjithë vendet anëtare por edhe persona të interesuar, u zhvillua në godinën e UNESCOS në Paris, nën patronazhin edhe të Këshillit të Europës dhe Ambasadës Suedeze në Paris.
Gjatë ditës së parë të konferencës u dhanë shembuj konkret se si liria e medias po cënohet çdo ditë e më shumë. Panelistë të ndryshëm dhanë edhe shembuj konkret të këtyre problemeve që hasen në Europë. Rasti më problematik padyshim ishte ai i gazetares Malteze Dafne Caruana Galizia që mbeti e vrarë, pasi zbuloj rastin Panama Papers, me të përfshirë zyrtarë të lartë qeveritarë.
I biri I gazetares Matthew Caruana Galizia, foli në detaje për rastin e mamasë së tij, dhe implikimin direkt të shefit të kabinetit dhe Kryeministrit aktual në Maltë, por edhe heshtjen e Bashkimin Europian.
Në përfundim të punimeve u miratua edhe një rezolutë që bën thirrje për angazhim më të madh për lirinë e shprehjes dhe mbrojtjen e saj.
7 Dhjetor, dita e dytë vijoj me punimet e Asamblesë ndërkombëtare vjetore të AEJ, në praninë edhe të Sekretarit të Përgjithshëm të Parlamentit Europian, zotit Klaus Welle. Gjatë punimeve foli edhe Drejtuesi i Shoqatës së Gazetarëve Europian Seksioni shqiptar Arbër Hitaj, I cili prezantoj strukturën drejtuese të shoqatës dhe paraqiti disa probleme që has media dhe gazetarët shqiptarë, që lidhet me presionin e politikës. Ai kritikoj ashpër edhe nismën e re të partisë në pushtet, për të ashtuquajturën paketa antishpifje, e cila do të ndikojë direkt në cënimin e lirisë së medias online.
Aktiviteti në shenjë simbolike u zhvillua në shtëpinë e njërit prej baballarëve të Bashkimit Europian, Jean Monnet.