Kreu AEJ dega Shqipëri zgjidhet të drejtojë AEJ në nivel ndërkombetar!

Kreu AEJ dega Shqipëri zgjidhet të drejtojë AEJ në nivel ndërkombetar!

Themeluesi i AEJ Albania, Arbër Hitaj u zgjodh president i përgjithshëm i Shoqatës Europiane të Gazetarëve.

 

Vendimi unanim i ka dhënë atij drejtimin e kësaj shoqate prestigjioze, gjatë Asamblesë së 62-të të Shoqatës, e cila u zhvillua në Romë dhe mblodhi përfaqësues nga 20 vende të Europës.

Në një reagim publik, Hitaj shprehu falënderime të thella për mbështetjen ndërkombëtare.

“Me një vendim unanim, Asambleja e 62 e Shoqatës së Gazetarëve Europian që u mbajt në Romë, me zgjodhi si Presidentin e saj të ri, duke më dhënë mundësinë të jem zëri dhe imazhi i qindra gazetarëve në 20 vende të Europës.

Një kënaqësi shumë e madhe personale dhe padyshim vlerësim për Shqipërinë dhe punën që kemi zhvilluar për të mbrojtur gazetarët.

Kjo është hera e parë dhe besoj jo e fundit, që një gazetar shqiptar do të drejtojë një nga shoqatat më të vjetra në Europë për median. Kam vetëm falënderime për miqtë ndërkombëtarë për besimin. Mbrojtja e lirisë së medias është një sfidë që ngjason me një maratonë, duhet përditë të hedhësh hapa konstant e të sigurt”, shkruan gazetari Hitaj.

Por Shqipëria nderohet edhe me një tjetër zgjedhje atë të zv.presidentit Qamil Xhani si anëtar komisionit të auditit një organ mbikqyrës i rëndësishëm në organizatë.

Shoqata e Gazetarëve Europian, e themeluar për të mbrojtur të drejtat e gazetarëve dhe për të garantuar lirinë e shprehjes, ka një rol thelbësor në adresimin e sfidave me të cilat përballet media sot.



Leave a Reply

This website uses cookies and asks your personal data to enhance your browsing experience. We are committed to protecting your privacy and ensuring your data is handled in compliance with the General Data Protection Regulation (GDPR).